Dhunë e homofobi

Në rrjetet sociale prej dy ditësh është duke u diskutuar në lidhje me një sherr mes historianit Olsi Jazexhi dhe gazetares Zhaklin Lekatari.
Por si nisi gjithçka?
Me datën 28 nëntor në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel të Bieta Sulos ishte e ftuar Zhaklin Lekatari dhe Migena Balla, një avokate muslimane, bashkëshortja e Olsi Jazexhi.
Zonja Balla, tha se në vendin tonë “duhet të legalizohet poligamia” (martesa e burrit me shumë gra), kjo sipas Ballës, duhet të bëhet për t’i dhënë më shumë të drejta grave.
Zhaklin Lekatari e kundërshtoi ashpër idenë e poligamisë, si një ide jo vetëm të shkuar, por edhe patriarkale dhe që synonte të shtypte vajzat dhe gratë.
Nga debati për Poligaminë, tek fyrjet, sharjet dhe homofobia.
Duke qenë se debati për poligaminë ishte një temë e cila u diskutua gjatë në 24 orët e ardhshme nga emisioni i datës 28 shtator, autorët menduan se edhe pasditen e 29 nëntorit t’ia kushtonin kësaj teme.
Në Panel ishte përsëri Zhaklin Lekatari, ndërsa kësaj rradhe përballë kishte Olsi Jazexhi, bashkëshortin e Migena Ballës.
Jazexhi mbrojti fort tezën e Poligamisë, ndërsa Zhaklina e kundërshtoi atë.
Pas një debate të gjatë Olsi Jazexhi shpërthen në të shara dhe ofendime.
Disa nga fjalët e Jazexhiut!
“Je një supër rrush, a mund t’ju përgjigjem pak?” “ Ti moj budallaçkë, moj….” “Nëse ti ke eksperienca të këqija të kanë përdhunuar ndoshta” “Të ishe vajzë e hajrit ti, ti do iu bindje atij burrit tënd në Kosovë që e ke patur dhe që e ke lënë dhe që erdhe këtej dhe ke hapur dhe blogje seksi, edhe paguhesh nga perëndimi.” “Më tha antishqiptar, një copë injorante, një copë injorante, një copë injorante që ka një blog seksi, ajo duhet të bëjë filma pornografikë, jo të vijë të më ofendojë mua këtu.” “Ik martohu, ik gjej një burrë”
Dhunë dhe homofobi
Por asgjë nuk përfundoi këtu.
Olsi Jazexhi nisi një sërë postimesh homofobike në rrejet e tij sociale.
Ai akuzonte ndër të tjera Zhaklin Lekatarin dhe komunitetin LGBTI+ për atë që ai e quan “shkatërrim të familjes”.
Në një sërë postimesh të tij në rrjete sociale, Jazexhi përdor një gjuhë aspak të përshtatshme për komunitetin LGBTI+, pa prova dhe fakte.




Institucionet reagojnë ashpër
Në lidhje me gjuhën e përdorur nga Jazexhi, ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.
KMD thotë në një deklaratë se ka nisur një hetim kryesisht, ndërsa dënon gjuhën e përdorur nga Zoti.Jazexhi
“Dhuna verbale, psikologjike dhe shprehje të gjuhës seksiste dhe denigruese janë të papranueshme dhe për më shumë të dënueshme kur përdoren në hapësira publike mediatike, në emisione me audiencë të gjërë dhe në fasha orare me rezonancë të lartë të popullsisë, ku përfshihen edhe fëmijët dhe të rinjtë.”-shkrun komisioneri./ HistoriaIme