Daçiq: Jemi mirënjohës ndaj të mirave gjatë kohës së Millosheviçit…
Media në Kosovë (Lajmi.net, me pas Zeri.info, etj) raportojnë se teksa ishte për vizitë në Novi Sad, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq ka thënë ndër të tjera, se nëse nuk do të ishte partia e tij çështja e Vojvodinës do të ndërkombëtarizohej ashtu siç ndodhi me Kosovën.
Mirpo, ai në mënyrë indirekte ka mbrojtur edhe Sllobodan Millosheviq.
“Dua të them edhe njëherë që do të përmirësohet gjithçka që është e keqe, por dua të nënvizoj që jemi mirënjohës për të gjitha të mirat që kanë ndodhur gjatë kohës kur Millosheviqi ishte kryetar partie”, ka thënë Daçiq, duke pretenduar se Millosheviqi ishte “rrembyer” dhe ishte dërguar në Tribunalin e Hagës.