Çfarë është paaftësia e kufizuar?
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/04/12-542x640.png)
Prej datës 1 maj të këtij viti qeveria ka njoftuar se do të heqë të gjitha sportelet në vend, dhe të gjitha shërbimet do të kalojnë online në portalin e-albania.
Lajmi i bërë publik nga vetë kryeministri Edi Rama, mori dhenë dhe të gjitha institucionet publike, njoftuan ditë pas dite këtë ndryshim të madh që bota e ka bërë prej vitesh.
Me qëllim që propaganda të shpërndahet sa më shumë, sa më shpejtë dhe pubiku të bombardohet me informacion, nënpunësit civilë edhe kanë gabuar rëndë.
Për shembull në një nga postimet në rrjetet sociale, shkruhet ndër të tjera se “nga data 1 maj 2022, vërtetimet e ndihmës ekonomike dhe pagesës së Paaftësisë së Kufizuar do të oftohen me vulë elektronike online”.
Por çfarë është paaftësia e kufizuar?
Me gjasë ata që paguhen për të bërë propagandë, nuk ja kanë as vetë idenë se çfarë është ky term, por qartasi duket se i referohen personave me Aftësi të kufizuara.
Ky është një ofendim në kufijtë e turpit e shpërndarë nga propaganda qeveritare, që nuk e dinë se çfarë shkruajnë dhe çfarë janë personat me aftësi të kufizuara./ HistoriaIme