Burri vret ish-gruan në Vau të Dejës

Xhuliana Topalli 40-vjeç është ekzekutuar me kallashnikov mbrëmjen e së dielës nga ish-bashëshorti Nikolin Hila 50-vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Neshtash të Vaut të Dejës ndërsa policia nuk ka dhënë infromcione mbi shkakun e vrasjes.
40-vjeçarja është gruaja e parë e vrarë për këtë vit në vendin tonë, ndërsa në vitin 2021 16 gra dhe vajza u vranë nga bashkëshortët ose familjarët e tijerë.
Pasi e ka vrarë ish-bashkëshorten Nikolin Hila e ka qëlluar veten në pjesën e gushës me kallashnikov në oborrin e banesës së tij që ndodhej pak kilometra larg shtëpisë së ish-bashkëshortes./ Historia Ime