Britania pezullon fushatën për referendumin e daljes nga BE, pas vrasjes së deputetes Laburiste
Britania e Madhe ka pezulluar fushatën për referendumin nëse do të qëndrojë apo jo në Eurozonë, pas vdekjes së një prej deputeteve të Partisë Laburiste.
Jo Cox, 41 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, pasi u qëllua me armë dhe thikë gjatë një sulmi të ndodhur në zonën e saj elektorale. Deputetja laburiste, u dërgua me ambulancë drejt Infermierisë së Përgjithshme të Leedsit, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Një prej dëshmitarëve në vendngjarje tha se Cox, nënë e dy fëmijëve, mbeti e shtrirë dhe e gjakosur në rrugë, pas incidentit. Pas një grindjeje të shkurtër me dikë tjetër, sipas dëshmitarëve, agresori bëri një hap prapa dhe nxorri armën. Qëlloi dy herë dhe më pas vijonte të shihte nga toka.
Deputetja, e cila bënte fushatë kundër daljes së Britanisë nga BE-ja, ishte duke zhvilluar një mbledhje këshilluese të përjavshme në zonën e saj elektorale.
Cox, përfaqësonte laburistët në Parlamentin britanik nga zona e “Batley and Spen”.
/m.g