Botanistët kanë zbuluar në Malin e Tomorrit një lule të re që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës
Botanistët shqiptarë thonë se kanë shtuar një tjetër bimë në Regjistrin e Florës shqiptare e cila nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. “Lulekëmbana Vezulluese” u zbulua në Malin e Tomorrit falë një bashkëpunimi me botanistë kroatë dhe italianë.
Shqipëria, dhe pse një shtet me sipërfaqe të vogël, dallohet për një larmi të florës dhe faunës.
Deri tani dhe pse territori nuk është plotësisht i studiuar, janë regjistruar rreth 3900 lloje bimesh nga të cilat 25 janë endemike shqiptare, pra nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës.
Katër vitet e fundit në Shqipëri janë zbuluar katër lloje bimësh endemike: tulipani shqiptar, lule helmi, lulekëmbana e Skënderbeut dhe lulekëmbana vezulluese.
/ http://www.zeriamerikes.com/content/new-kind-of-flower-discovered-in-albania-/2663727.html