Bjellorusia dhe Polonia po shkelin rëndë të drejtat e njeriut!

Bjellorusia e dhe Polonia po kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, me situatën e krijuar në kufijtë e tyre sa u përket azilkërkuesve.
Në këtë përfundim ka arritur Human Rughts Watch, në një raport të publikuar së fundmi.
Si autoritetet bjelloruse ashtu edhe ato polake “kanë detyrimin për të parandaluar vdekjet, duke qenë humanë për njerëzit që ndodhen në zonat kufitare”. Hetuesit e HRW intervistuan 19 emigrantë dhe azilkërkues, thuhet në raport, duke zbuluar se disa prej tyre janë “përballuar me dhunë nga rojet kufitare polake”.
Human Rights Watch thekson se këto deportime “shkelin të drejtën për azil në ligjin europian” dhe i bën thirrje Bashkimit Europian që “të solidarizohet me viktimat në kufi nga të dyja palët, të cilat po vuajnë dhe po vdesin”.
Në Bjellorusi, tha ai, “dhuna, trajtimi ose ndëshkimi çnjerëzor dhe degradues nga rojet kufitare bjelloruse është një dukuri e përditshme”. Në “disa raste” emigrantët janë “torturuar” në kundërshtim me “detyrimet ligjore ndërkombëtare të Bjellorusisë”.
“Ndërsa Bjellorusia e ka krijuar këtë situatë pa marrë parasysh pasojat njerëzore, Polonia ka një pjesë të përgjegjësisë për vuajtjet në zonën kufitare,” tha Lydia Gol, një studiuese me bazë në HRË në Europë dhe Azinë Qendrore.
Human Rights Watch në raport paraqet edhe dëshmitë e tmerrshme të të paktën 3 personave që akuzojnë rojën kufitare polake për ndarjen e familjeve, midis prindërve dhe fëmijëve, duke i shtruar në spital disa që kishin nevojë për ndihmë të menjëhershme.
Në përgjigje të një letre nga Human Rights Watch, autoritetet polake mohuan se ata ishin përfshirë në kundërvajtje, ndarjen e familjeve ose refuzimin e shqyrtimit të kërkesave për azil. Megjithatë, duke cituar një ndryshim të fundit të ligjit në Poloni, ata thanë se zyrtarët kufitarë ishin të autorizuar të kthenin menjëherë njerëzit që kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme dhe, që nga 16 nëntori 2021, zyrtarët kufitarë kishin penguar 29,921 të kalonin ilegalisht këtë vit.
Të intervistuarit thanë se rojet kufitare bjelloruse i ndaluan dhe i abuzuan në “vendet e grumbullimit”, hapësira të hapura ku migrantët u mblodhën dhe u bllokuan, pa ushqim, ujë ose strehë dhe u penguan të ktheheshin në Minsk ose në vendet e tyre. Autoritetet bjelloruse nuk i janë përgjigjur një kërkese nga Human Rights Watch për të komentuar mbi gjetjet
Deri më 18 nëntor, mijëra njerëz në anën bjelloruse po flinin në një kamp të improvizuar në Bruzgi, një nga pikat kryesore kufitare. Autoritetet bjelloruse kanë çmontuar kampin dhe thuhet se kanë vendosur të paktën disa nga njerëzit në një magazinë aty pranë, megjithëse situata dhe vendndodhja e atyre që kishin qenë në kampin e improvizuar nuk dihet.
Autoritetet bjelloruse dhe polake kanë detyrimin të parandalojnë vdekje të mëtejshme duke siguruar akses të rregullt humanitar për njerëzit e ngecur në zonën kufitare, tha Human Rights Watch. Të dy vendet duhet gjithashtu të ndalojnë menjëherë kundërpërgjigjet e ping-pongut dhe të lejojnë vëzhguesit e pavarur, duke përfshirë gazetarët dhe punonjësit e të drejtave të njeriut, qasje në zonat kufitare aktualisht të kufizuara. Në gusht dhe shtator, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut udhëzoi Poloninë që të sigurojë ushqim, ujë, veshje, kujdes të duhur mjekësor dhe, nëse është e mundur, strehim të përkohshëm për personat në kufi. Gjykata Evropiane nuk ka juridiksion mbi Bjellorusinë.
Komisioni Evropian nuk ka folur publikisht për përgjegjësinë e Polonisë për abuzimet dhe krizën njerëzore në kufirin e saj, ose t’i bëjë thirrje qartë Polonisë që të ndalojë ndalimin e mediave dhe grupeve humanitare nga zonat ku po ndodhin abuzime.