EuroPride dhe dyfytyrësia politike e Aleksandër Vuçiç

EuroPride nuk ishte një fitore për komunitetin LGBT – por një kurth
Nga Isa Myzyraj
Për herë të parë në Ballkan është mbajtur Europride, një ngjarje paneuropiane e cila prej vitit 1992 mbahet në qytete të ndryshme të Evropës.
Zhvillimi i ngjarjes më të rëndësishme për komunitetin LGBT+ në kryeqytetin serb, padyshim që është një sukses, por jo një fitore.
Duket sikur politikanë autoritarë si Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja sebre Ana Brnabiç, e shfytëzuan këtë mundësi për të fituar pikë në politikën e tyre përpara ndërkombëtarëve.
Një muaj para Europride, i cili ishte planifikuar të mbahej me 17 shtator në Beograd, Aleksandër Vuçiç njoftoi anulimin e ngjarjes me një arsyetim jo fort të besueshëm të konflikteve me fqinjin e saj, Kosovën.
Sigurisht, një vendim i tillë nga Presidenti Serb do të sillte reagimet e zyrtarëve më të lartë në Evropë dhe SHBA, të cilat e dënuan atë.
Aleksandër Vuçiç e dinte mjaft mirë se anulimi i Europride do të sillte reagime të forta brenda dhe jashtë Serbisë, madje liderë të rëndësishëm do ti drejtoheshin atij personalisht që t’i kërkonin që ngjarja të zhvillohej.
Në lidhje me këtë vendim, reagoi edhe vetë Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, zyrtarë të lartë të Parlamentit Europian, Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara, dhe organizatat më në zë të të drejtave të Njeriut.
Vuçic nuk u tërhoq në ditët në vijim, por as organizatorët e Europride, të cilët thanë se do ta zhvillonin Europride në Beogard pavarësisht ndalimit nga Vuçiç.

Dhe kështu ndodhi. Në 12 shtator, mijëra aktivistë nga e gjithë bota zbritën në Beograd, ndërsa për 7 ditë me radhë ndërtesa gjigande në qendër të Beogradit u quajt “House Pride” ndërsa jashtë saj valëviteshin flamujt e komunitetit LGBT+.
Qindra policë ruanin ndërtestat 24 orë; klubet e natës gjithashtu ruheshin, por edhe hotelet ku ishin akomoduar mijëra pjesëmarrës.
Paraditen e 13 shtatorit, Policia e Serbisë i dërgoi një letër organizatorëve, ku u thoshin se Europride nuk do të zhvillohej, dhe se policia nuk mund të siguronte fizikisht pjesëmarrësit.
Të shokuar nga vendimi antikushtetues, organizatorët nuk u tërhoqën, por vijuan me planin e tyre pa ndryshime.
Pasditen e po asaj dite, në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, guxoi të vinte vetë Kryeministrja Ana Brnabiç, që shumë nga aktivistët serbë e quajnë asgjë më shumë sesa një marionetë të Aleksandër Vuçiç.
Dhjetëra policë e ruanin kryeminsitren serbe, ndërsa ajo u prit me protesta nga pjesëmarrësit.
Si mund të merrte pjesë një kryeministre në një aktivitet që vetë shteti i saj e kishte ndaluar më herët?
Ky ishte qartazi një provokim i Ana Brnabiç, pasi ajo donte të tregonte se unë jam pjesë e komunitetit LGBT+ por, nga njëra anë unë anuloj Europride, e nga ana tjetër vij në një ngjarje që më ftoni për të drejtat e njeriut.

Përpara të gjithë ambasadorëve të vendeve perëndimore, Brnabiç u turpërua. Askush nuk e la rehat të thoshte fjalën e saj në atë konferencë.
Gjithçka kulmoi mëngjesin e 17 shtatorit.
Teksa autoritetet më të larta kishin vendosur që të anulonin ngjarjen e asaj pasditeje, Ana Branbiç tha në mëngjes se “Europride do të zhvillohet” dhe se “ rrugët e Beogradit do të ishin të sigurta për ata që do të marshonin”.
Rrugë të Sigurta?
Në Beograd nuk kishte rrugë të sigurta për komunitetin LGBT+ më 17 shtator.
Rrugët ishin të mbushura me policë, si një burg i madh, ku siguria jote më e madhe është që brenda këtyre hekurave nuk më ndodh gjë, e nëse tentoj të largohem, mund të më vrasin, sepse po largohem.
Dhe kështu ndodhi, aktivistët u dhunuan, u rrahën, dhe rrugët e Beogradit faktikisht ishin të pasigurta.
Shteti kishte dështuar me vetëdije të plotë të ruante rendin dhe qetësinë në rrugë, grupet ekstremiste sulmonin kë të gjenin në rrugët e kryeqytetit Serb, vend i cili aspiron të integrohet në Bashkimin Europian.
Por kush fitoi nga e gjithë kjo?
Komuiniteti LGBT? Aspak!
Ky komunitet ende nuk mund të dalë në rrugë i sigurtë.
Fituesit e vetëm ishin Aleksandër Vuçiç dhe Ana Brnabiç, të cilët nuk kanë lidhje me të drejtat e Njeriut.
Evelyne Paradis drejtoresha ekzekutive e ILGA-Europe thotë se: “ Europride ishte një fitore për çdo shpirt të guximshëm të 10,000 të raportuarve, të cilët u paraqitën në numër shumë më të madh se sa pritej, duke demonstruar guxim të jashtëzakonshëm mes ndjenjës së madhe anti-LGBTQ+.

Po, ishte një fitore për personat LGBTQ+ nga Serbia, Ballkani dhe më gjerë, të cilët i kujtuan njëri-tjetrit se kanë të drejtë të bashkohen në një hapësirë publike dhe ta bëjnë këtë pa turp dhe frikë.
Por të mos gabojmë, kjo nuk ishte një fitore e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Mënyra se si erdhi EuroPride, ajo që u shpalos para, gjatë dhe më pas, nuk ishte se si duhet të duket liria e grumbullimit në Evropë në vitin 2022.
Qëllimi i veprimeve të qeverisë serbe ishte kaq i qartë; të përdorte njerëzit LGBTQ+ si pengje në manovrat politike. Vuçiç donte të shkaktonte një shpërqendrim nga marrëveshja e qeverisë serbe me Kosovën për lëvizje të lirë dhe një kontekst gjithnjë e më sfidues ekonomik në vend.
Protestat e mëdha të së djathtës ekstreme u lejuan në rrugët e Beogradit vetëm disa ditë përpara EuroPride, ndërsa Vuçiç dhe miqtë e tij politikë u shprehën se Serbia nuk do të merrte leksione nga institucionet evropiane.
Në fund Vuçiç fitoi lojën e tij politike. Globalisht, dukej sikur Serbia e lejoi Krenarinë të ecë përpara, dhe madje mbrojti aktivistët kundër demonstruesve, të cilët u arrestuan. Por në terrenin e Beogardit, ai shihet si dikush që u ngrit kundër lëvizjes së jashtme për të promovuar të drejtat e LGBTQ+.

Që nga e diela, tregimi në mediat serbe ka qenë se kjo ishte një ngjarje private që qeveria me mirësjellje e lejoi të zhvillohej – jo një marshim publik i Krenarisë që shënonte EuroPride-in e parë në Ballkan.
Tragjikisht, ata që e bëjnë dhe do të vuajnë pasojat e kësaj janë vendasit LGBTQ+. Ndërsa shumë prej nesh erdhën dhe shkuan, ekziston një komunitet tashmë në rrezik të shtuar sulmi fizik.
Një grup prej 10 aktivistësh u sulmuan dhe shumë u plagosën në rrugët e Beogradit në vazhdën e EuroPride. Rrahjet ndodhën para policisë, e cila dyshohet se nuk arriti të mbronte viktimat, sipas një dëshmitari.”/ Historia Ime