BE çon në gjyq Hungarinë për çështjet LGBTQ
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/07/980A7287-3D38-4E0D-95EA-166661511040.webp)
Komisioni Evropian ka paditur Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) për dyshimet për diskriminim ndaj personave LGBTQ, kufizime në lirinë e medias dhe çmimin e naftës.
Në njoftimin e 15 korrikut, thuhet se kjo po bëhet si pjesë e paketës së tij të rregullt të vendimeve për “shkeljet” që rrezikojnë të drejtat, liritë themelore ose sundimin e ligjit midis shteteve anëtare.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka luftuar me Brukselin për një sërë çështjesh, që nga perceptimi i kthimit demokratik dhe të të drejtave, deri te sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, zgjerimi dhe çështje të tjera të brendshme të BE-së.
Çështja LGBTQ ka qenë një burim i veçantë përplasjesh mes palëve
Hungaria nën regjimin e Orbanit ka bërë vetëm hapa pas sa i përket të drejtave të njeriut dhe në veçanti komunitetit LGBTQ
Në qershor të 2021 Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBTQ ose ta dalë nga blloku.
I ashpër ka qenë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili duke komentuar përplasjet me Hungarinë, e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.
“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron.
Po në 2021 kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit LGBTQ
“Hungaria nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës aso kohe.
Ligji – të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor 2021 – ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte.
“Qasja hungareze është një turp” -tha në një deklaratë të saj Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen pas veprimeve armiqësore ndaj komunitetit LGBTQ nga ana e qeverisë së Viktor Orban!/ HistoriaIme