John FitzGerald
Kriza ekonomika dhe recensioni i vitit 2008, ndikoi në mënyra të ndryshme te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Kriza u shoqërua me humbjen e besimit midis qytetarëve të BE-së mbi aftësinë e unionit për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.
Megjithatë, një shikim i shkurtër analizues i të dhënave statistikore na tregon se anëtarësimi në BE ka transformuar kushtet e jetesës së qytetarëve duke i përmirësuar ato.
Pas valës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në vitin 1973, kur u integrua Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka, disa valë të tjera integrimi kanë shfaqur të njëjtin impakt. Fillimisht, kostot mund të jenë shtuar për shkak të nevojës për tu përshtatur me standardin e BE-së, por në një këndvështrim më afatgjatë, integrimi në tregun e BE-së ka bërë të mundur për anëtarët e rinj një rritje të shpejtë ekonomike, duke i mundësuar përafrimin me standardet e jetesës së vendeve të anëtarësuara më parë.
Nëse marrim në konsideratë rastin e Irlandës, impakti pozitiv i anëtarësimit u shty me thuajse një dekadë për shkak të problemeve të brendshme politike, por sërish të ardhurat e irlandezëve, të cilat për shumë kohë qëndronin të pandryshuara në rreth 60% të mesatares së BE-së, u rritën shpejt gjatë viteve 90′ dhe mundësuan që Irlanda të tejkalonte mesataren e unionit në fillim të viteve 2000.
Anëtarësimi në BE rezultoi jetik për rritjen ekonomike të Irlandës, dhe e njëjtë paraqitet situata dhe pas krizës së vitit 2008, ku rimëkëmbja bëri të mundur që brenda një dekade të arrihej sërish një shifër mbi mesataren e 15 shteteve të para të Bashkimit Evropian.
Spanja dhe Portugalia u anëtarësuan në vitin 1985. Edhe në rastin e tyre, pavarësisht viteve të vështira të recensionit ekonomik, sërish standardet e jetës në Spanjë u rritën me 70% pas integrimit dhe me 90% nëse e krahasojmë me të dhënat e tanishme. Për Portugalinë, të ardhurat e periudhës së para-integrimit ishin sa 55% e mesatarës së shteteve anëtare të BE-së ndërsa sot janë rritur në 70% të mesatares. Këto rezultate tregojnë një progres të qëndrueshëm, edhe pse jo me të njëjtat arritje si Irlanda.
Pas rënies së murit të Berlinit
Vendet e Evropës Qendrore që u bashkuan në 2004 dhe 2007 kanë përjetuar rast të ngjashëm me Irlandën. Për ta, përshtatja filloi sapo muri i Berlinit ra dhe përparimi ishte i dukshëm përpara se të integroheshin zyrtarisht.
Njëzet e pesë vite më parë, këto vende kishin një standard jetese që varionte midis 25% (Rumania) dhe 65% (Sllovenia) të mesatares së Unionit. Sot standardet e tyre të jetesës variojnë midis 45% (Bullgaria) dhe 85% (Republika Çeke) të mesatares.
Për anëtarët më të fundit, kriza ekonomike nuk e ndaloi progresin. Të gjithë ata kanë përmirësuar pozicionin e tyre në krahasim me 15 shtetet e para të BE që nga viti 2007.
Greqia është përjashtimi i vetëm, ku dështimi i qeverive të njëpasnjëshme greke për të përshtatur ekonominë dhe për të përfituar nga mundësitë që i ka dhënë anëtarësimi në BE, ka çuar në një progres të dobët.
Për Irlandën në vitet 1990, fondet strukturore të BE-së konsideroheshin si një interes kombëtar kyç. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se kontributi i tyre në përshtatjen e shpejtë të standardeve të jetesës në vitet 1990 ishte mjaft i kufizuar në krahasim me progresin e madh të realizuar.
Ndoshta më e vlefshme se vetë financimi ishte qeverisja, që mirëpriste udhëzime dhe këshilla nga BE mbi strategjitë e saj të investimeve dhe përgjegjësinë për rezultatet, që përmirësuan vendimmarrjen e brendshme.
Për ekonomitë e Evropës Qendrore, një faktor vendimtar në përparimin e tyre ka qenë integrimi i tyre në zinxhirin e furnizimit të BE. Për shembull, industritë e prodhimit të makinave kanë lëvizur nga Gjermania në Poloni, Sllovaki dhe Hungari.
Ndarja e punës
Punëtorët gjermanë nuk janë prekur nga specializmi dhe ndarja e punës, sepse ende bëjnë punën që kërkon më shumë aftësi teknike. Për shkak të kësaj ndarjeje të punës, prodhuesit gjermanë të makinave u bënë më konkurruese, duke i dhënë një fitore të favorshme të gjithë shteteve të BE-së për individët e punësuar në atë industri.
Hulumtimet e fundit tregojnë se standardet e jetesës së rajoneve më të varfëra në të gjithë BE-në kanë prirur gjithashtu të përshtaten me mesataren e BE. Megjithatë, kjo përshtatje është më e dobët e krahasuar me rritjen në nivel kombëtar. Në të vërtetë rajonet më të varfëra në Evropën Jugore (duke përfshirë ato në Spanjë dhe Portugali) kanë ndryshuar në të vërtetë relativisht gjatë dekadës së fundit.
Për Evropën Qendrore, modeli është mjaft i ndryshëm. Disa rajone – rajoni i Bukureshtit në Rumani dhe rajoni i Bratislavës në Sllovaki – kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm. Është interesante sepse të dyja këto rajone përmbajnë kapitalin kombëtar të vendeve respektive. Performanca e ndryshme e rajoneve individuale brenda shteteve, na tregon se rritja e shpejtë nxitet nga prania e qyteteve të rëndësishme.
Një hulumtim i Institutit Irlandez të Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale, gjithashtu tregon se në rastin Irlandës, qytetet e forta janë të nevojshme për të gjeneruar një rritje të fortë ekonomike rajonale. Forcimi i qyteteve të mëdha do të jetë çelësi i rritjes së balancuar rajonale në Irlandë.
Burimi: Irish Times