Bashkia e Tiranës i vë ultimatumin partive: Keni 24 orë kohë të hiqni flamujt e fushatës!
Të hiqen të gjithë flamujt e posterat politikë nga ambientet publike. Është ky apeli që Bashkia e Tiranës i drejton forcave politike në kushtet kur fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve është mbyllur prej 19 qershorit, dy ditë para ditës së madhe për pushtetin vendor, 21 Qershorit.
Në një njoftim zyrtar të shpërndarë për mediat, bashkia e kryeqytetit thotë se nëse brenda 24 orëve partitë politike nuk heqin të gjitha posterat, brnaderolat dhe flamujt nga ambientet publike të Tiranës, do të gjobiten siç e parashikon ligj, së bashku me kandidatët e tyre.
Shqiptaret shprehen vullnetin e tyre me vote te dielen e 21 qershorit ku zgjodhen kryetaret e rinj te 61 bashkive ne vend, numer ky i redektuar sipas reformes se re administrativo-territoriale.
Ky ndoshta eshte vendimi i fundit qe Lulzim Basha merr deri ne dorezimin zyrtar te Bashkise kryetarit te ri te zgjdhur nga vota e 21 Qershorit, Erion Veliajt. /Shqiptarja.com