Bashkë dhe krenarë/ Mbahet në Prishtinë Parada e Krenarisë

Është mbajtur në Prishtinë Parada e Krenarisë e komuniretit LGBTI+.
Dhjetëra aktivistë nga e gjithë Kosova, por edhe vendet e rajonit pedaluan nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit.
Me moton “Bashkë dhe krenarë” ka nisur “Parada e Krenarisë” Tubimi ka filluar në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit e cila do të përfundoi tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.
Në këtë paradë janë parë edhe fytyra të ndryshme publike, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, që kanë dalë në mbështetje të këtij komuniteti.
Në këtë paradë nuk janë patë asnjë prej drejtuesve të institucioneve në Kosovë.
Kujtojmë se paradës i kanë paraprirë aktivitete të shumta përgjatë Javës së Krenarisë.
Përmes këtyre aktiviteteve është synuar fuqizimi i personave LGBTI. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare.
Aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI, Lend Mustafa, iu ka bërë thirrje personave të këtij komuniteti që të mos heqin dorë nga të drejtat e tyre.
“Secili prej juve që jeni këtu sot keni vlerë në lëvizjen LGBTI, edhe bashkë kemi me mrri barazinë dhe drejtësinë që po e kërkojmë. Të gjithë po e dimë që Kodi Civil është duke tentuar që të mos na ofrojë barazinë që na takon, mirëpo jemi duke luftuar fuqishëm që ajo e drejtë mos të na ikë prej duarve edhe me e marrë. Me ju kujtu edhe një herë që pa juve nuk kishim mujt me mrri deri këtu – deri në vitin e pestë të paradës në një vend i cili llogaritet me qenë një nga vendet më homofobike në Ballkan, derisa sot po e vërteton të kundërtën”.
“Çka po shohim sot është shumë emocionuese me e pa. Bashkëpunimi që e kemi bashkë si komunitet me përkrahës dhe krejt juve këtu është diçka që ka me na çu shumë përpara shumë ma shpejt se që e kemi pritur. Po du me ja kujtu edhe diçka: Mos heqni dorë asnjëherë nga të drejtat e juaja dhe mos u largoni kurrë prej njëri-tjetrit. Ne si aktivistë dhe individë po bashkohemi dhe po rrimë BASHKË DHE KRENARË”.
Lend Mustafa ka thënë se “Parada e Krenarisë” është festë, por, pavarësisht që është paqësore, është edhe protestë dhe rezistencë për barazi dhe drejtësi, derisa ka falënderuar ata që kanë organizuar këtë ngjarje./HistoriaIme