Banorët e 5 fshatrave të Rrogozhinës në protestë

Banorët e 5 fshtarave të Rrogozhinës kanë organizuar ditën e sotme një protestë, për të kërkuar mbrojtjen e tokave të tyre nga thatësira në muajt e verës, pas vonesave në riparimin e rezervuarit të zonës.
Rezervuari i cili ndodhet në fshatin Okshtun në Njësinë Administrative Lekaj, të Rrogozhinës, ka një hapsirë prej 85 hektarësh dhe furnizon më ujë për vaditje rreth 4.000 hektarë tokë. Prej dy kuajsh porta e këtij rezervuari është prishur dhe banorët presin riparimin e saj përpara ardhjes së stinës së verës, gjë që do të sillte thatësirë për tokat e tyre dhe dëmtim të prodhimeve bujqësore.
Banorët nga ana e tyre kërkojnë zëvendësimin e menjëhershëm të portës, për t’i dhënë mundësi grumbullimit të ujit në rezervuar gjatë periudhës së shirave. Aktiviteti kryesor ekonomik i familjeve në këtë zonë është bujqësia, prandaj vaditja e tokave është një çështje jetike për fshatrat përreth rezervuarit.
Banorët shprehen se në rast se nuk do të këtë zgjidhje të menjëhershme të problemit ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e aksit kombëtar Rrogozhinë- Kavajë./k.j
Burimi: Balkanweb