Autorja lezbike fiton kundër shtetit për librin e saj për fëmijë ku flitej për LGBTI+

Neringa Dangvydė Macatė është një autore librash për fëmijë nga Lituania e cila ishte hapur lezbike.
Ajo kishte botuar ne 2014 një libër për fëmijë të financuar nga Ministria e Kulturës së Lituanisë dhe ishte botuar nga fakulteti Ekonomik.
Autorja u bë kryesisht e njohur pas botimit të librit të përrallave “Zemra qelibar”.
Libri përmban histori për grupe të ndryshme që përjetojnë përjashtimin social dhe diskriminimin – personat me aftësi të kufizuara, emigrantët, personat LGBTI+ dhe njerëzit me ngjyrë lëkure të ndryshme nga shumica, romët, etj.
Duke argumentuar se përrallat që përshkruanin personazhe LGBTI+ mund të ishin të dëmshme për të miturit, shpërndarja e librit u ndalua.
Autorja paditi për këtë çështje shtetin e Lituanisë, ndërsa çështja arriti edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Të hënën e 23 janarit, Dhoma e Madhe e GjEDNj-së kanë vendosur në favor të saj dhe kanë gjetur shkelje të lirisë së shprehjes.
Flutura Kusari, një eksperte e ligjit në Kosovë tha se:”Gjykata ka vendosur se autores i ishte shkelur e drejta e lirisë së shprehjes dhe se masat e imponuara kishin për qëllim të kufizonin qasjen e fëmijëve në infomacione që paraqisnin marrëdhëniet në mes të personave të seksit si marrëdhenie të njëjta me marrëdhënet në mes të personave të seksit të ndryshëm. Në vendimin e saj, gjykata kishte marrë parasysh këto argumente dhe rrethana:
Librat ishin tërhequr nga libraritë, duke i bërë më pak të disponueshme tek lexuesit;
Shënimi paralajmërues kishte zvogëluar lexueshmërinë e librit;
Prindërit ishin dekurajuar t’i lejonin fëmijet e tyre të lexonin librin, marrë parasysh paragjykimet ndaj komunitetit LGBTI në Lituani;
Fëmijet nën moshën 14 vjeçare ishin më pak të interesuar të lexonin përralla;
- Shënimi paralajmërues kishte ndikuar negativisht në reputacionin e shkrimtares dhe kishin dekurajuar të tjerët që të publikonin literaturë të ngjashme.”
Gjykata e Strazburgut në këtë vendim, refuzon argumentet e qeverisë se kishin mbrojtur fëmijët nga informacionet me përmbajtje seksuale, dhe refuzuan gjithashtu argumentin se libri synonte të promovonte familjet e përbëra nga njerëzit e seksit të njëjtë.
Fatkeqësisht autorja kishte vdekur para vendimit të Gjykatës, dhe çështjen vendosi që ta ndiqte nëna e saj./ HistoriaIme