Audioskandali dhe fytyra e shtetit!
Çfarë po ndodh me Federatën Shqiptare të Futbollit
Me dy mars zhvillohen zgjedhjet për President të FSHF.
Shoqatat Rajonale po zgjedhin drejtuesit e tyre. Për shembull, Tirana ka 40 anëtarë në shoqatë, dhe këta aëtarë zgjedhin 6 delegatë me të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale.
Kandidatë për President janë Armando Duka, dhe Dritan Shakohoxha, i pari në një konflikt të hapur tanimë me Veliajn dhe i dytë që mbështetet nga Veliaj.
Shoqata Rajonale dhe FSHF kanë denoncuar ditët e fundit Veliajn për shantazh e kërcënime, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar me hetime për fondet që sipas tij janë shpërdoruar nga FSHF-ja e Armando Dukës.
Çfarë ndodhi të dielën dhe të hënën?
Në orën 18:00 të së dielës të datës 23 janar, kreu i Bashkisë së Tiranë zhvilloi në mbledhje në një hotel në Tiranë me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
Mbledhja e thirrur në mënyrë të çuditshme nga Veliaj u zhvillua një ditë para se kjo shoqatë të zgjidhte organet drejtuese të saj dhe më shumë se një muaj para se të zgjidhet Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit!
Mediat nuk u lejuan që ta ndjeknin këtë mbledhje e cila zgjati rreth 60 minuta, ndërsa në një konferencë të Jashtëzakonshme Federata Shqiptare e Futbollit publikoi të hënën e 24 janarit një audioincizim ku dëgjohej kreu i Bashkisë së Tiranës në mbledhje.
Me një fjalor banal, Veliaj qartasi shantazhonte e kërcënonte anëtarët e shoqatës që të votonin kandidatin e tij për kryetar të Shoqatës e më pas të votonin kundër presidentit të FSHF Armando Duka në zgjedhjet e 2 marsit, dhe pro kandidatit që ai e mbështet Dritan Shakohoxha.
“Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll.”-dëgjohet teksa thotë Erion Veliaj, i cili pranon se ka kapur çdo institucion dhe çdo qelizë të kryeqytetit.
Veliaj nuk e ka mohuar audioskandalin, por kranr e ka pranuar dhe i ka qëndruar fjalëve të tij.
“Ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona.
E di që e kanë bërë disa veta këtë gabim (kjo është akoma më e bukur, sepse bëhet, noter, gjykatës, prokuror), sot do keni edhe juristin, edhe noterin, është edhe noteri këtu. Është noteri në fund të sallës? Po. Dy noterë dhe do firmosim. Çdo gjë që është firmosur deri tani, nuk vlen. Hyn në fuqi sot, kemi noterin aty, çdo gjë tjetër që ata mund ta kenë marrë firmën, nuk vlen. Dhe votat tona janë këtu sot.”-vijon Veliaj me një gjhë aspak të denjë, teksa I drejton anëtarët tek noterët që kishte marrë me vete.
“ Unë do bëj çdo gjë që kam në dorë për t’ia nxirë jetën këtyre, me Prokurori dhe me SPAK. Tani edhe të duam të tërhiqemi ne, sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje.”-kërcënon Veliaj./ HisoriaIme