Atentat me eksploziv kryesindikalistit të Minatorëve, Elton Debreshit
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/08/elton.jpg)
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së premtes së 27 gushtit.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në makinën e Debreshit që ishte e parkuar në afërsi të banesës së Debreshit, në fshatin Dushaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë.
Sipas policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” tha përmes një njoftimi drejtoria e Policisë së Dibrës.
Policia lokale njoftoj se në komisariat janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa Debreshi dhe Sindikata nuk kanë reaguar deri në publikimin e këtij shkrimi.
Elton Debreshi ishte kandidat për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk arriti që të fitonte mandatin./ HistoriaIme