Arrestohet për herë të dytë mësuesi anti-trans, pasi nuk pranoi të qëndronte larg shkollës

Mësuesi Enoch Burke, i cili u pezullua për refuzimin e përdorimit të përemrave të një studenti, është arrestuar për shkelje të një urdhri të Gjykatës.
Burke thuhet se u kthye në Shkollën Spitalore Wilson në Qarkun Westmeath, Irlandë, pavarësisht nga një urdhër që e ndalonte atë të shkonte atje.
Ai kishte punuar si mësues në shkollë, por u pezullua në gusht në pritje të një procesi disiplinor për refuzimin e tij për të përdorur emrin dhe përemrat e zgjedhur të një studenti trans.
Pasi vazhdoi të paraqitej në shkollë, ai u burgos në shtator pasi refuzoi të zbatonte një vendim gjyqësor që e pengonte të hynte dhe u mbajt në burgun Mountjoy deri në dhjetor.
Pas lirimit të tij, ai vazhdoi të shkonte në shkollë, raporton The Independent, pavarësisht nga një urdhër i vazhdueshëm.
Së fundmi ai u arrestua pasi doli nga portat e shkollës.
Menjëherë pasi u lirua nga oficerët e policisë, ai u kthye përsëri në shkollë, duke pretenduar se ishte arrestuar “gabimisht” për shkelje.
Teksa procesi disiplonor për të vijon, mbetet në pritje rezultati final i hetimit./ HistoriaIme