Arrestohen 7 zyrtarë të FIFA-s për korrupsion
Arrestohen 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s që dyshohen për korrupsion me shifra që arrijnë deri në 100 milionë euro.
Sipas FBI-së zyrtarët akuzohen për favorizime në dhënien e të drejtave mediatike dhe sponsorizimeve për ndeshje futbolli në SHBA dhe në Amerikën Latinë në vitet ’90.
Vetëm pak orë më pas autoritetet Zviceriane deklarojnë se kanë hapur hetime për proçedurën e zgjedhjes së vendit organizator të Kupës së Botës 2018 dhe 2022. Akuza është “keqmenaxhim kriminal dhe pastrim parash” nga FIFA, e cila ka vite që përflitet për korrupsion.
Këto akuza janë rezultat i një hetimi tre vjeçar të FBI-së.
Drejtuesi i federatës, Blatter nuk është mes të arrestuarve, por zyrtarët nuk e mohojnë faktin se ai është ende nën hetim.