Instituti Kombëtar për Demokraci dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kanë publikuar rezultatet e sondazhit të dytë mbi Angazhimin Politik në Shqipëri.
Sipas gjetjeve kryesore, vihet re një besim i ulët i shqiptarëve te institucionet demokratike, mjetet e ushtrimit të demokracisë si e drejta e votës dhe dëshira e ulët për angazhim politik.
Shqiptarët ndihen të shkëputur nga qeveria dhe politika, ku dy të tretat e tyre shprehin pakënaqësi me punën e institucioneve të qeverisjes dhe strukturat e opozitës.
Ndër gjetjet e sondazhity vihet re se shumica e shqiptarëve e ndjejnë veten të papërfaqësuar nga politika dhe politikanës, duke u ulur numri i antarësimeve në parti politike në krahasim me vitin 2016. Njëkohësisht krahasuar me 2016, vihet re një dëshirë më e ulët për të marrë pjesë në votime.
Prej votuesve të pavendosur ose atyre që nuk do të votonin (që përbëjnë 52% të kampionit) 44% pohojnë se ndihen të papërfaqësuar nga partitë politike dhe 27% se partitë nuk do mbajnë premtimet e dhëna në fushatat elektorale.
Teksa angazhimi qytetar ka pësuar rënie nga viti 2016, shqiptarët tregojnë më shumë gadishmëri për të vepruar për çështje që u interesojnë.
Të rinjtë (18-30 vjeç) raportuan nivelin më të ulët të njohurive për politikën dhe kanë interesin më të ulët për politikën, së bashku me pjesëmarrëset vajza/gra.
Dy të tretat e qytetarëve pohojnë se aksesi në informacion të rëndësishëm për publikun është i rëndësishëm për ta.

Të dhëna të rëndësishme jepen dhe mbi vlerësimin e performancës së institucioneve kryesore në vent, ku gjashtëdhjetë deri në shtatëdhjetë përqind e shqiptarëve rezultojnë të jenë të pakënaqur me performancën e shtetit dhe të strukturave politike. Ata ndjejnë se kanë pak më shumë ndikim ne vendimmarrjen në lokal se sa në atë në nivel kombëtar.
Në lidhje me zhvillimet e vitit të fundit dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore, perceptimi i shqiptarëve është se marrëveshja është më shumë një masë për të mbrojtur partitë politike, sesa si një reformë që adreson interesin publik.
Të dhënat e plota të studimit mund t’i aksesoni në lidhjen e mëposhtme:
Survey Findings of Political Engagement in Albania 2020