Amnesty International: Komuniteti LGBT vijon të diskriminohet!

Amnesty International në raportin e saj të fundit për Shqipërinë thekson se Komuniteti LGBT në Shipëri vijon të diskriminihet.
Në raport adresohen kritika të qarta kundër qeverisë së socialistit Edi Rama, tekaa theksohet se kushte Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhunë e tepruar policore.
Gjithashtu sipas raportit Dhuna shtëpiake kundër grave u rrit gjatë mbylljes nga koronavirus. Kryeministri kërcënoi me përdorimin e fuqive të jashtëzakonshme për mbylljen e mediave ‘për përhapje paniku’ për Covid-19. Romët dhe LGBTI vazhduan të përballen me diskriminim.
Amnesty International, Raporti 2020/21 për Shqipërinë:
Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhunë e tepruar policore
Dhuna shtëpiake kundër grave u rrit gjatë mbylljes nga koronavirus. Kryeministri kërcënoi me përdorimin e fuqive të jashtëzakonshme për mbylljen e mediave ‘për përhapje paniku’ për Covid-19. Romët dhe LGBTI vazhduan të përballen me diskriminim.
Midis 31 marsit e 23 qershorit, Shqipëria devijoi nga detyrimet që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në emër të kufizimit të Covid-19. U morën masa të tepruara për të imponuar mbylljen.
DHUNA KUNDËR GRAVE E VAJZAVE
Dhuna gjinore u përkeqësua gjatë mbylljes. Një OJQ për të drejtat e grave raportoi rritje trefish të telefonatave në linjën e këshillimit për gratë e vajzat gjatë periudhës mars-maj. Abuzimi seksual i një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës së saj dhe tre burra të tjerë shkaktoi zemërim në publik në qershor. Qindra protestuan kundër dhunës gjinore në Tiranë.
LIRIA E SHPREHJES
Në mars, Kryeministri kërcënoi organizatat e medias me mbyllje për ‘përhapje paniku’ në lidhje me Covid-19. Autoritetet tërhoqën një ligj polemizues anti-shpifje që kërcënonte lirinë e medias online.
Në gusht, autoritetet bllokuan Ora News TV në vijim të një hetimi mbi pasuritë e pronarit. Grupi i medias mbeti operacional.
REFUGJATËT, AZILKËRKUESIT DHE MIGRANTËT
Raportuesi i OKB shprehu shqetësim dhe Avokati i Popullit gjeti shkelje serioze të të drejtave të njeriut në ekstradimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar. Harun Çelik, një mësues turk i lidhur me të ashtuquajturën Lëvizja Gülen, kishte aplikuar për azil në Shqipëri.
DISKRIMINIMI
Në prill, aktivistët romë protestuan për diskriminim në shpërndarjen e ndihmës financiare të emergjencës nga ana e qeverisë, e cila nuk mbulonte ata që punon në sektorin informal.
Parlamenti adoptoi amendamente të Ligjit mbi Diskriminimin, duke zgjeruar dukshëm fokusin e grupeve të mbuluara nga mbrojtja ligjore.
KOMUNITETI LGBTI
Anëtarët e komunitetit LGBTI mbetën subjekt diskriminim të përhapur gjerësisht, përfshirë mohimin e së drejtës për partneritet të të njëjtit seks. Urdhri i Psikologëve ua ndaloi anëtarëve të tij të kryenin terapi konvertimi. Ministria e Shëndetësisë ndaloi ndërhyrjet mjekësore te fëmijët e sapolindur interseksualë.
PËRDORIM I TEPRUAR I FORCËS
Aktivistët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë më 17 maj u përballë me forcë policore disproporcionale. Dy gazetarë që mbulonin protestën u sulmuan verbalisht e u goditën nga efektivët e policisë; njëri u ndalua përkohësisht.
Përplasje në rrugë shpërthyen në disa qytetet pas vrasjes së një 25-vjeçari nga një oficer policie për zbatimin e ndalim-qarkullimit për shkak të Covid, më 8 dhjetor. Dy gazetarë që mbulonin protestën u ndaluan e u sulmuan. Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoriteteve të tërhiqnin ligjet për kufizimet e lirive në parlament./ HistoriaIme