Altin Goxhaj futet në listën e “esktremistëve në Ballkan”**
Rrjeti Investigativ BIRN, së bashku me disa gazetarë dhe studiues të pavarur kanë krijuar një databazë ku dokumentohen grupime ekstremiste që janë të pranishme në Ballkanin Perëndimore.
Pjesë e kësaj harte janë edhe 4 grupe nga Shqipëria mes tyre “Lëvizja Anti-Soros” një grupin i udhëhequr nga Altin Goxhaj, një personazh i cili vazhdimisht sulmon komunitetin LGBTI+ dhe nxit urrejtje ndaj këtij komuniteti por edhe komuniteteve të tjera.
BIRN shkruan se; Lëvizja Anti-Soros në Shqipëri është një nga disa emra që Altin Goxhaj ka vënë në lëvizjen e tij. Goxhaj është përfaqësuesi kryesor dhe lëvizja nuk ka ndonjë organizim të strukturuar, pasi bazohet kryesisht në faqet e rrjeteve sociale me rreth 5000 ndjekës.
Goxhaj pretendon se po lufton miliarderin George Soros dhe përfshirjen e tij në Shqipëri për më shumë se një dekadë. Por lëvizja e tij mori vëmendjen vetëm pasi drejtues të opozitës në Shqipëri si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta akuzuan gjithashtu Sorosin për komplot kundër tyre dhe vendit.
Përveç pretendimit se është kundërshtar i qeverisë socialiste, Goxhaj ka një histori organizimi të protestave anti-LGBTQ dhe përdorimit të gjuhës homofobike. Pas vitit 2017 ai promovoi disa teori konspirative të cilat pretendojnë se ka një plan për të zëvendësuar shqiptarët me emigrantë nga Lindja e Mesme apo vende të tjera. Kur qeveria doli vullnetare për të pranuar refugjatë afganë në vitin 2021, Goxhaj dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë kundër saj, duke prodhuar video me gjuhë të qartë raciste. (Në njërën, Goxhaj thotë se refugjatët afganë janë “një kancer” dhe do të sjellin në Shqipëri kulturën e pedofilisë).
Shumë njerëz që mbështesin Goxhajn janë edhe mbështetës apo anëtarë të Partisë Demokratike të Berishës apo të Partisë së Lirisë të drejtuar nga Meta. Nuk ka numra të qartë të mbështetësve të tij, por videot e tij marrin mijëra shikime dhe qindra komente ose pëlqime.
Me mbështetjen e Berishës dhe Metës dhe aksesin në disa media, Goxhaj dhe narrativa e tij, duke përfshirë teoritë e konspiracionit kundër vaksinave, të cilat shpërthyen pas COVID-19, po merr vrull. Ai bindi 38 deputetë të opozitës që të nënshkruajnë në favor të kandidaturës së tij për të qenë Avokati i ri i Popullit, duke i premtuar parlamentit se “asnjë LGBTQ nuk do të lejohet në shkollat shqipe” nëse ai merr detyrën./ HistoriaIme
*** BIRN në një njoftim disa ditë pas publikimit të këtij artikulli, tha se ‘ka pezulluar hartën me datën 11 dhjetor.‘
Rrjeti shkruajti: “BIRN mori vendimin për dërgimin e të dhënave për një shqyrtim të pavarur me 25 nëntor pas përfundimit të një sërë procedurash të brendshme. Duke qenë se ndërmarrja e një procesi rishikimi gjithëpërfshirës kërkon kohë, BIRN vendosi të pezullojë hartën me 11 dhjetor, kështuqë të dhënat e publikuara më parë nuk do të jenë të disponueshme në faqen e internetit derisa të përfundojë rishikimi. BIRN do ta vërë sërish në dispozicion bazën e të dhënave dhe do të publikojë rezultatin e rishikimit.