Alba dhe Eda, një histori e bukur dhe një betejë e vështirë
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Image-2022-10-05-at-4.46.15-PM-960x640.jpeg)
Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, drejtueset e Pro LGBT, që prej 10 vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, janë tashmë nëna të dy vajzave binjake.
Të dyja, kanë qenë të ftuara në dy emisione të ndryshme dhe kanë folur për dy tema të ndryshme.
Njohja e tyre
Ato treguan një intervistë krejt të veçantë në “Goca dhe Gra” në Top Channel, se u njohën 12 vite më parë në një festë të komunitetit LGBT, dhe ishte dashuri me shikim të parë.
“Jemi njohur në një festë në 2010. Alba më shikonte mua, dhe i kam parë çdo gjë. I them shokut tonë të përbashkët që do doja shumë ta njihja atë vajzë. Ishte festë e komunitetit LGBT. Ishte dashuri me shikim të parë dhe mendova se do jetë personi im i jetës”- tregoi Eda.
“Unë nuk e dija çfarë ishte. Isha 8 vjeçe kur kam rënë në dashuri me infermieren se isha sëmurë. Kur pashë Edën kisha tre ditë që isha ndare nga ishja ime. Mendoja se isha e dashuruar me atë dhe kur pash Edën, kuptova që nuk kishte qenë dashuri. Në festën e parë isha goxha e re dhe kishte shumë që më gjuanin. Vetëm jemi takuar pastaj dhe kemi folur. Shoqëria ime e ka pritur mirë”- tha Alba.
Alba tha se ato prezantoheshin si shoqe të ngushta, derisa dolën hapur, tashmë edhe në media.
“Dola hapur para familjes se isha lodhur me gënjeshtrat. I thoja familjes jam me shoqen, por kjo e ka një kufi prandaj dola hapur”- tregoi ajo në Goca dhe Gra.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Image-2022-10-05-at-4.46.16-PM.jpeg)
Vendimi dhe lindja e vajzave binjake
Gjithë procedurën, ato e kanë bërë në Shqipëri, ku siç thonë, janë përballur me sfida dhe diskriminimin e mjekëve në klinikat private në vendin tonë.
“Kishim 10 vite marrëdhënie, 7 vite bashkëjetesë. Kemi kaluar çdo gjë së bashku. Fëmijët i kemi dashur që në fillim, por nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, familjare.
Ishte e thjeshtë për ne të vendosnim kush do ta mbante fëmijë. Kemi dashur të kemi fëmijë të dyja, por për mua nuk është problem. Unë kam probleme fizike, kështu që vendosëm që fëmijët do i mbante Eda.
Çdo gjë u bë në Shqipëri. Në një klinikë u diskriminuam, u prezantuam sikur Eda ishte nënë e vetme dhe doktori më pyeti kush je ti, i thash jam shoqja e ngushtë. Tha nuk mund ta bëj sepse nuk ma lejon ligji. Në këtë mënyrë i hap rrugë familjeve LGBT dhe nuk mund ta bëj këtë, më tha doktori”.
Te klinika e tretë që kemi shkuar, çdo gjë shkoi mbarë. Ka qenë procedurë in vitro, shpjegon Alba.
Por, tashmë Alba dhe Eda kanë një beteje ligjore, ligji shqiptar nuk njeh bashkë mëmësinë. Megjithatë, ato na frymëzojnë kur thonë se janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund dhe të zgjidhin hapat ligjorë në vendin tonë.
“Jemi në betejë ligjore me gjendjen civile, që të kemi emrin e bashkëmëmësisë,. Në çerdhe është bërë një regjistrim i përkohshëm i vajzave, që të marrim shërbimet bazë, por emri i tyre nuk figuron në e-Albania. Ne jemi në kontakt me avokatë dhe noterë”.
Beteja ligjore
Ndërkohë në emisionin “Natë me Aulonën” në MCN nën moderimin e Aulona Mustës, Alba dhe Eda dolën për sfidat e tyre ligjore për vajzat e tyre.
Fillimisht të dyja i dhanë fudn debatit se komuniteti LGBTI+ ka kërkuar heqjen e termave “nënë” dhe “baba” .
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/10/310752029_511243470391636_8271849978414965163_n.jpg)
“Ne nuk kemi kërkuar kurrë që në gjendje civile të shkruhet prindi 1 dhe prindi 2. Ne kemi kërkuar të na njihet bashkëmëmësia, dhe të dyja të jemi nëna tëvajzave”-tha Alba Ahmetaj.
Nënat e reja thanë e se për shkak të ligjit shqiptar e kanë pasur të pamundur që të regjistrojnë në gjendje civile dy vajzat e tyre, ndaj kanë nisur edhe një process gjyqësor.
“Vajzat tona jane te regjistruara ne regjistrin provizor, por nuk figurojne tek regjistri i perhershem i gjendjes civile. Ato për momentin kanë të drejtë të shkojnë në çerdhe dhe në kopësht, dhe të marrin shërbimet shëndetësore, ndërkohë është ende e paqartë shkollimi normal i tyre’-tha Eda në intervistë.
Duke thënë se nuk duan që të largohen nga Shqipëria, por duian që betejën ligjore ta zhvillojnë në vendin e tyre, dy nënat thanë se nuk do të heqin dorë për të kërkuar të drejtat e tyre, të fëmijëve të tyre por edhe të komunitetit LGBTI+.