ALARM PËR NJERËZIMIN!

Shkencëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë lëshuar së fundmi një raport shqetësues në lidhje me ngrohjen globale.
Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashmë është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së, në raportin i cili është duke u konsideruar si Alarm i kuq për njerëzimin.
Shkencëtarët sygjerojnë se duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën në tokë siç e njohim deri më tani.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë.
Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”.
Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.
Vetë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti raportin një “Alarm të kuq për njerëzimin”
“Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë kërkoj mbështetjen e drejtuesve të qeverive dhe të gjithë aktorëvge të tjerë për këtë gjë”, tha Guterres.
Valët e të nxetit nga njëra anë, përmbytjet masive nga ana tjeër siaps raportit tregojnë ndikimin njerëzor në natyrë.
Autorët thonë se që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit,,
Pikat kyçe të raportit të IPCC
-Temperatura globale e sipërfaqes së planetit ishte 1.09 °C më e lartë në dekadën mes 2011-2020 sesa mes 1850-1900.
-Pesë vitet e fundit kanë qenë temperaturat më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850
-Shkalla e fundit e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me vitet 1901-1971
-Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi” (90%) shtytësi kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i uljes së nivelit të akullit në detin Arktik.
-“Është praktikisht e sigurt” se ekstremet e nxehta përfshirë valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa ekstremet e ftohta janë bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda./ HistoriaIme