Alarm për demokracinë!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/12/5DA26DE0-94D4-434A-A8FF-8B2C389A122F.jpeg)
“Demokracia po përballet me sfida të qëndrueshme dhe alarmante”- tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, në fjalën e tij në Samitin e Demorkacisë.
Drejtuesit e 110 shteteve u mblodhën online në “Samitin e Demokracisë” ndërsa në fjalën e tij, Presidenti Biden tha se demokracia, pothuajse në të gjithë globin po përballet me sfida të mëdha, dhe shtoi se ripërtëritja e demokracisë kërkon “përpjekje të vazhdueshme”.
“Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, tha Biden.
Presidenti Biden thanë se autokracitë e fuqishme po tentojnë që ta zgjerojnë ndikimin e tyre në mbarë botën.
“Përmes presionit të jashtëm nga autokratët, që duan të zgjerojnë fuqinë e tyre, për ta eksportuar dhe zgjeruar ndikimin e tyre në mbarë botën dhe për të justifikuar politikat dhe praktikat e tyre represive, si mënyrë më e mirë për të adresuar sfidat e sotme. Kështu e paraqesin ata këtë gjë”, tha Biden.
Biden bëri thirrje që bota të ngrihet në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Biden njoftoi krijimin e Nismës Presidenciale për Rinovimin Demokratik, e cila do të bazohet në punën e vazhdueshme të SHBA-së për të forcuar demokracinë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën.
“Si komunitet global për demokracinë ne duhet të ngrihemi për vlerat që na bashkojnë, ne duhet të ngrihemi për drejtësi dhe sundim të ligjit, për liri të shprehjes, liri të tubimit, liri të medias, liri të besimit dhe për të gjitha të drejtat e njeriut”, tha Biden./HistoriaIme