ALARM NË EUROPË/ Vritet gazetari grek Giorgos Karaivaz
Greqia dhe mbarë Europa janë në alarm që nga mesdita e së premtes e 9 prillit.
Një gazetar hulumtues grek është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Athina të premten.
Gazetari, Giorgos Karaivaz ka punuar për transmetuesin privat Star dhe gjithashtu ka drejtuar portalin e lajmeve – bloko.gr.
“Vrasja e tij ndodhi përmes disa të shtënave”, tha për AFP-në një burim i policisë.
“Kjo vrasje na ka tronditur të gjithëve”, tha zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni përmes një deklarate, duke bërë të ditur se autoritetet janë duke zhvilluar hetime.
Vrasja sipas mediave lokale ka ndodhur nga dy burra të paidentifikuar të hipur mbi një motor.
“Dikush zgjodhi që atë ta heshtte. Përmes plumbave t’ia ndalonte raportimin”, shkruan portali bloko.gr. Sipas raporteve, Karaivaz, i cili ishte një nga gazetarët më me përvojë në raportimet për krimin në Greqi.
Liria e shtypit dhe e medias në Greqi si rrallë herë është vënë në rrezik dhe në një alarm të vërtetë pas kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin./ HistoriaIme