Një takim i kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me disa studentë nuk ka shkuar si kryebashkiaku e kishte menduar.
Veliaj Kishte ftuar një grup studentësh, në një takim pa kamera, ndërsa mes tyre ndodheshin edhe aktivistët e Lëvizjes “Për Universitetin”.
Gjatë takimit aktivistët kanë nisur duke i përmendur një e nga një dështimet e Veliajt, nga dështimet tek karta e studentit, tek abonetë, libraritë, betonizimin e Tiranës dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt.
Studenti dhe aktivisti Demian Mrishaj, shprehet se “Erion Veliaj po takonte disa studentë, dhe ne e morëm vesh që ai o takonte, dhe dhamë emrat tanë. Ne u munduam të mos binim në sy. Veliaj i pyeti studentët në lidhje me problemet e tyre, dhe po bënte propagandë.
Në një moment unë ndërhyra dhe i thash të gjitha
Mu ofrua një badigard, dhe erdhën dhe thanë të lutem dil jashtë. Ne dolëm, jashtë, Kur ne kemi dalë jashtë një budigard ka tentuar të më kapë, por bashkë me mua ishin edhe shoqet e mija, dhe ne u larguam.”-shprehet ai.
“Unë hyra si student, unë jam student, dhe nëëprmjet këtyre aksioneve ne e ngremë debatin publik dhe prekim pikat që na shqetëson, dhe ne themi ato gjëra që duhen”.-vijon më tej aktivisti.
Videoja është publikuar nga faqja zyrtare e Lëvizjes për Universitetin ku shkruan:
AKTIVISTËT DEMASKOJNË ERION VELIAJN NË ZYRËN E TIJ
Sot Erion Veliaj kishte thirrur një takim propagandistik me studentë për të folur për arritjet imagjinare të Bashkisë së Tiranës, sidomos për sa u përket shërbimeve ndaj studentëve. Mes studentëve të tjerë, në takim hynë edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të cilët me zë të plotë e të qartë ekspozuan karakterin mashtrues të kartës së studentit dhe mosrealizimin e asnjë premtimi që u është bërë studentëve – nga konviktet tek aboneja dhe karta studentore.
Aktivistët i përmendën edhe betonizimin e Tiranës dhe përgjegjësinë që Veliaj ka për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.
Si gjithmonë në të tilla raste, pushtetarit i mbeti fjala në grykë./HistoriaIme