Aktivistes Xheni Karaj i jepet çmimi i Mbrojtësit të të Drejtave të Njeriut të Vitit 2022!

Civil Rights Defenders çdo vit akordon një çmim për Mbrojtësin e të Drejtave të Njeriut. Ky çmim i jepet aktivistëve të ndryshëm që, pavarësisht nga rreziku për sigurinë e tyre, ata vazhdojnë luftën e tyre për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Çmimi Civil Rights Defender për Vitin 2022 i jepet aktivistes LGBTI+ Xheni Karaj për luftën e saj të palodhur për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI+, aty ku homofobia, diskriminimi dhe dhuna janë të përhapura gjerësisht.
Xheni, pavarësisht se punon në mjedise ku homofobia është e përhapur, ajo vazhdon të luftojë me njëforcë mbreslënëse, për të drejtën e çdo individi për të patur orientimin e tyre seksual si dhe identitetin gjinor. Xheni Karaj ka qenë një figurë e rëndësishme në krijimin e lëvizjeve LGBTI+ në Shqipëri. Gjithashtu, ka frymëzuar aktivistët LGBTI+ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo është një nga aktivistet LGBTI+ dhe feministet më me ndikim në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Xheni është një nga themelueset e Aleanca LGBT, një organizatë LGBTI+ në Tiranë që ndër të tjera, ka organizuar paradën e parë të Krenarisë në Shqipëri në vitin 2012. Gjthashtu, është një nga themelueset dhe presidentja e Qendrës STREHA, streha e parë në Evropën Lindore për personat LGBTI+ që janë mohuar dhe abandonuar nga familjet e tyre.
Diskriminimi i personave LGBTI+ në Shqipëri është i përhapur. Për vite me radhë, Xheni Karaj ishte e vetmja grua që doli haptazi për orientimin e saj seksual në Shqipëri, pasi doli hapur në televizionin kombëtar gjatë një debati të nxehtë, kur një politikan në panelin e debatit tha se do të qëllonte djalin e tij në kokë nëse do të dilte si homoseksual dhe një tjetër përfaqësues nga paneli pohoi se homoseksualët nuk ekzistojnë në Shqipëri. Në këto momente Xheni Karaj nuk mund të heshtte. Ajo u ngrit në auditor dhe kërkoi mikrofonin.
Ajo u bë përfaqësuese e lëvizjes shqiptare LGBTI+ përgjatë një nate, një rol që vazhdimisht e ekspozon atë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimeve. Pavarësisht kërcënimeve, Xheni Karaj vazhdon të luftojë për të ndryshuar perceptimin ndaj konumitetit LGBTI+ në vend dhe për të avancuar në respektimin e të drejtave të tyre.
Çmimi Civil i të Drejtave të Vitit 2022 u jepet dy aktivisteve LGBTI+ Xheni Karaj nga Shqipëria dhe Frank Mugisha nga Uganda, për luftën e tyre të palodhshme për të drejtat e personave LGBTI+ në vendet ku homofobia, diskriminimi dhe dhuna janë të përhapura.
Ne lidhje me çmimin ka reaguar edhe aktivistja Karaj e cila shkruan:
Jam shumë e emocionuar dhe mirënjohese që CIVIL RIGHTS DEFENDERS më përzgjodhi për çmimin e Mbrojtësit të Drejtave të Njeriut të Vitit 2022! Falenderoj përzemërsisht ekipin e CRD në Ballkan, Goran Miletic, Klejda Ngjela, Vasilika Laçi, Megi Reçi Deni Sanxhaku që e kanë vlerësuar dhe mbështetur vazhdimisht punën time.Këto 13 vite aktivizmi edhe pse plot sfida kanë qënë më të bukurit për mua. Deri në moshën 21 vjeçare mendoja që në këtë botë nuk kishte vend për njerëz si unë. Kur fillova aktivizmin në moshën 21 vjeçare kuptova forcën transformuese që mund të ketë një grup i vogël njerëzish që edhe pse pa privilegjet e shumicës kishin aftesinë të ëndërronin dhe luftonin për të fituar lirinë dhe të drejtat e tyre.Ky çmim nuk është vetem i imi por i Kristi Pinderi “partnerit tim në krim”, dhe të gjithë djemve dhe vajzave që kanë luftuar krah për krah me mua gjatë këtyre viteve duke rrezikuar gjithçka.Ia dedikoj këtë çmim kolegëve të mi të Aleancës LGBTI të cilët punojnë në mënyrë të palodhur dhe e kanë kthyer ambjentin e punës në një inkubator dashurie për njëri tjetrin dhe të gjithë personat LGBTI.Livia Zotrija, gjysma ime më e mire, ky çmim të përket ty akoma më shumë se mua. Dashuria, empatia dhe përkushtimi që ti ke ndaj çdo personi të komunitetit tonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një mësim dhe frymëzim për mua.Falenderoj heronjtë e mi të heshtur, prindërit e mi të mrekullueshëm dhe motren time Aurora Karaj, Karaj S Tela Bim Karaj për dashurinë, forcën dhe mbështetjen e pakushtëzuar që më japin në çdo moment. I am so excited and grateful that CIVIL RIGHTS DEFENDERS chose me for the 2022 Human Rights Defender Award! I heartily thank Goran Miletic Klejda Ngjela for constantly appreciating and supporting my work.These 13 years of activism, although full of challenges, have been the most beautiful for me. Until the age of 21, I thought there was no place for people like me in this world. When I started activism at the age of 21 I realized the transformative force that a small group of people could have even though without the privileges of the majority, we had the ability to dream and fight to gain our freedom and rights.This award is not just mine but of Kristis as well “my partner in crime”, and of all the boys and girls who have fought side by side with me over the years risking everything.I dedicate this award to my LGBTI Alliance colleagues who work tirelessly and have turned the work environment into a love incubator for each other and all LGBTI people.Livia, my best half, this award belongs to you even more than me. The love, empathy and commitment you have for every person in our community has been and continues to be a lesson and inspiration to me.I thank my silent heroes, my wonderful parents for the unconditional love, strength and support they give me at every moment.