“A do të ketë ambasadorë në paradë?”

Në Shqipëri u mbajt të shtunën e 21 majit “Tirana Pride 2022”.
Qindra aktivistë dhe mbështetës të kauzës LGBTI+ marshuan në rrugët e Tiranës nën moton kryesore “ne jemi familje”.
Pothuajse cdo seli diplomatike e vendeve perëndimore iu bashkuan marshimit, ndërsa aty nuk morën pjesë asnjë prej titullarëve të institucioneve qeveritare, a thua ato qeverisin vetëm për një pjesë të popullit.
Por, gjatë aktivitetit aktivistja, Xheni Karaj tha se një natë më parë në telefonin e saj e kishte marrë një person për llogari të zyres së kryeministrit.
“Më pyetën se nëse do të ketë ambasadorë në paradë”-tha Karaj e cila shtoi se të drejtat e komunitetit janë për komunitetin dhe jo për ambasadorët!
” Nese kryeministri do të vij në pride prej ambasadorëve më mirë të mos vijë fare”-ishte përgjigjur Karaj telefonatës.
Më tej Karaj i kujtoj një premtim të pambajtur kryeministrit Edi Rama.
““Në këto 10 vite ne se kemi pasur asnjë herë Ramën e as Veliajn në Paradë edhe pse par 2013 para se Rama të fitonte zgjedhjet, na premtoi mua dhe Kristit se në paradën tjetër do ishte dhe ai.”-tha Karaj.