Instituti i Studimeve Politike (ISP), në kuadër të projektit për monitorimin e parlamentit 2017-2020, të cilin po e realizon me mbështetjen financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, zhvilloi një anketim online me qytetarët. Përgjigjet e anketimit janë anonime, dhe rezultatet e paraqitura janë përmbledhje e të gjitha opinioneve të dhëna nga qytetarët.
Gjetjet e studimit janë skandaloze dhe shqetësuese për shoqërinë tonë.
Në gjetjet përfundimtare, 59 për qind e qytetarëve të anketuar, nuk njohin asnjë deputet të zonës së tyre.
Akoma më alarmante paraqitet situata në pyetjen se sa ndihen qytetarët të përfaqësuar në parlament, ku 86 për qind e qytetarëve kanë thënë se nuk ndihen të përfaqësuar në këtë parlament.
45 për qind e qytetarëve kanë thënë gjithashtu se parlamenti nuk përmbush përgjegjësitë e tij kushtetuese, ndërsa nga viti 1991 deri më sot, kjo legjislaturë është ndër të 5 më pak përfaqësuese.
Përsa i përket reformës zgjedhore, 83% mbështesin idenë e një sistemi zgjedhor me lista të hapura ose mazhoritar, 65% e qytetarëve kërkojnë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend, 73% e qytetarëve mbështesin idenë e më shumë deputetëve të pavarur, 71% e qytetarëve duan të ketë më shumë se 2-3 parti në parlamentin e ri, si dhe 6% më shumë janë pro ndalimit të koalicioneve parazgjedhore sesa pjesa kundër./ HistoriaIme
Studimi i plotë këtu
Grafikët këtu