3 viktima gjatë ditës së sotme nga i ftohti dhe ngricat në vend
Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të të ftohtit. Sipas njoftimeve të Policisë së Shtetit, vetëm gjatë ditës së sotme numri i viktimave ka qenë 3.
Një fëmijë 12 – vjeçar nga Kashari është mbytur në një liqen gjysmë të ngrirë. Akulli është thyer teksa viktima ishte duke luajtur me motrën e tij 15 vjeçe. Po ashtu edhe një 40 – vjeçar në fshatin Petovë në Fier. Ai ka tentuar të ecë mbi një rezervuar të ngrirë, por akulli është thyer duke i marrë jetën babit të dy fëmijëve. Viktima e tretë është një 38 – vjeçar nga Pogradeci i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij ku mungonin mjetet ngrohëse.
Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer vendin prej disa ditësh, janë më të ulëtat në Shqipëri që prej vitit 1985. Ndërkohë që dje, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, tha se reshjet e dëborës dhe prezenca e ngricave do të vijojnë gjatë gjithë muajit janar. /m.g/