25 vjet pazare / Ana qesharake e koalicioneve
Kur vjen puna tek votat, partitë politike në Shqipëri janë pa dallim “feje, krahine dhe ideje”.
“Javanews” ka bërë një pasqyrim të koalicioneve më të çuditshme gjatë këtyre 25 viteve.
Demokracitë serioze kanë si busull krijimin e kolaicioneve zgjedhore mes forcave politike të përafërta. Por në Shqipëri gjërat funksionojnë krejt ndryshe.
Mësë shumti koalicionet janë vendime personale të kryetarëve të partive, pa asnjë lidhje programore. Madje shpesh koalicionet janë të motivuara edhe nga inate personale. E gjithë kjo panoramë koalicionesh, duke fiilluar që nga viti 1991, ka krijuar një peisazh deri dhe qesharak. Kjo sepse në këto koalicione të çuditshme gjen republikan dhe monarkist, komunistë dhe antikomunistë, çam dhe anti- çam, pensionist dhe biznesmen, të djathtë dhe socialdemoratë, socialistë dhe ish- të përndjekur, etj. Secili është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të lidhet më këdo vetëm për një votë më shumë.
Koalicione vetëm për pushtet, pa asnjë lidhje politike, programore apo ideologjike. Interesi i ditës ka sakrifikuar të ardhmen e vendit. Ky shpërfytyrim i idesë dhe qëllimeve përse bëhen koalicionet parazgjedhore, ka bërë që subjektet politike menjëherë sa marrin pushtetin jo vetëm që su përmbahen zotimeve të bëra gjtë fushatës, por varka e tyre qeverisëse “fillon e fut ujë nga të gjitha anët”, pasi fillojnë dhe prishen dhe pazaret mes kryetarëve të partive në koalicion. Një histori tipike shqiptarësh. Përpjekja për të qëndruar në pushtet me çdo lloj çmimi apo marrjes së pushtetit me çdo lloj logoje partiake, ka bërë që në mjedisin politik shqiptarë të gjallojnë mësë shumti mjeshtrat e pazareve. Pas 25 vitesh demokraci politike, vihet re se kufijtë politik tashmë janë sheshuar tërësisht.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, tabloja bëhet pak më e zymtë po të kihet parasysh edhe mënyra si turmë që voton elektorati…nga ti thotë prijësi. Madje nuk mungojnë dhe komentet që kontradiktat në sendërtimin e këtyre koalicioneve deri dhe qesharake shpesh elektorati i interpreton si “është i zoti”, “ua ka fut”, “bën politikë të madhe” e plot batuta të tilla. Duket se kjo skemë me të cilën konceptohen koalicionet tani do të jetë gjatë, pasi për të gjithë është e qartë se kryetarët e partive “për një kalë, janë gati të falin një mbretëri”.
KOALICIONET E (PA) ÇUDITSHME NDËR VITE
- ZGJEDHJETE 31 MARSIT 1991
PPSH- PARTIA EKOLOGJIKE DHE OMONIA
- ZGJEDHJET E 22 MARSIT 1992
PD – PBDNJ- PSD
- ZGJEDHJET LOKALE 1994
PS- PAD- PSD
- ZGJEDHJET POLITIKE 1996
PR- PLL- PBK (DBSH)
LP (LIDHJA POPULLORE)- PAD, PSD
PS- PUK- PAD
PD- BASHKIMI SOCIAL- DEMOKRAT
- ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 29 QERSHORIT 1997
PS- PSD- DBSH (PR- PLL- PBK) – PARTIA E DJATHTË DEMOKRATE (PDD)- PUK
- ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005
PD- PE- PAA- PAD- PBDNJ
- ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2009
PD- PA- LSI
- ZGJEDHJET VENDORE 2011
PS- PDK (PARTIA DEMOKRISTIANE)
PD- PARTIA KOMUNISTE (PKSH)- LSI
- ZGJEDHJET PARLAMENTARE 23 QERSHOR 2015
PD- BASHKIMI I PENSIONISTËVE (BPSH)- MEGA (PARTI PRO GREKE)
PS- ISH- TË PËRNDJEKUR- PARTIA KOMUNISTE E RINDËRTUAR- MENDIMI I DJATHTË LIBERAL- PPSH- PLD (PARTIA LIBERAL DEMOKRATE)
- ZGJEDHJET LOKALE 2015
PS- LSI- FRD
PDIU- PBDNJ
/javanews.al
/l.k/