20 nëntori, Dita Përkujtimore e Transgjinorëve
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/11/25-960x640.jpg)
Data 20 nëntor shënon Ditën e Përkujtimit të viktimave Transgjinorë për shkak të urrejtjes dhe transfobisë. Fillesat i ka në vitin 1999 nga aktivistja transgjinore Gwendolyn Ann Smith e cila organizoi një tubim në San Fransisko në kujtim të Rita Hester, një grua transgjinore e vrarë një vit më parë. Rita Hester është vetëm një nga personat transgjinorë të vrarë në emër të transfobisë. Ka shumë aktivistë transgjinorë që janë vrarë ndër vite dhe ende sot vazhdojnë të rrihen, diskriminohen e vriten.
![Gwendolyn Ann Smith](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/11/24.jpg)
Sipas një studimi të bërë 2-3 vitet e fundit statistikat tregojnë se:
– në vitin 2021 janë vrarë 375 persona transgjinorë;
– 58% ishin punonjës/e seksi;
– 96% ishin gra transgjinore;
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/11/27.png)
– 89% e transgjinorëve të vrarë në Amerikë u vranë për shkak të racizmit;
– 43% e transgjinorëve të vrarë në Europë ishin emigrantë;
– 36% e tyre janë vrarë në rrugë;
– 24% janë vrarë në shtëpitë e tyre;
– mosha mesatare e personave transgjinorë të vrarë është 30, më e reja ishte 13 vjeç;
Por këto studime nuk bëhen në mënyrë sistematike cka do të thotë se numri i personave transgjinorë viktima të urrejtjes mund të jetë më i madh. Po në vendin tonë çfarë ndodh me personat transgjinorë?/ Anais
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/11/26.jpg)