17 mallrat që furnizojnë buxhetin shqiptar me taksa
Shqipëria importon mijëra artikuj nga jashtë vendit pwr nevojat e konsumit tw pwrditshwm, por vetëm pak prej tyre janë të rëndësishëm për nga të ardhurat që sigurojnë për buxhetin e shtetit.
Sipas të dhënave nga doganat në muajin qershor ishin 17 artikujt kryesore që siguruan të ardhurat mujore që institucioni derdh për llogari të buxhetit të shtetit. Lista kryesohet nga karburantet, cigaret, automjetet, gruri, uji etj.
Nw muajin qershor, doganat mblodhën 13.2 miliardë lekë gjithsej, ku rreth 3.4 miliardë lekë ose 26% e krejt totalit u vol nga 17 artikujt kryesor.
Vetëm nga karburantet u arkëtuan në qershor rreth 1.3 miliardë lek ose 10% e krejt totalit te të ardhurave doganore. Më pas vijnë cigaret, ndaj të cilave u arkëtuan 404 milionë lekë ose 3% e totalit të vlerës së arkëtuar për një muaj nga doganat.