145 eurodeputetë letër Vuçiçit: Të mbahet Europride

145 deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Presidentit autokrat të Serbisl Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministres Ana Brenabiç ku kërkojnë që të mbahet Europride në Beograd i parashikuar me 17 Shtator.
Apeli vjen pas një deklarate të befasishme të Vuçiç ku thoshte se Europride nuk mund të mbahet në Serbi.
“ Si anëtarë të Parlamentit Europian ne jemi të angazhuar të luftojmë për barazinë në të gjitha format dhe në veçanti për barazinë e LGBTI…ne vlerësojmë thellësisht vullnetin politik që ka luajtur një rol në bashkëpunimin me orgaizatorët e EuroPride. Sot ne ju kërkojmë që të vijoni këtë bashkëpunim pozitiv dhe të mbështesni organizatorët në realizimin e marshimit të EuroPride”- thuhet ndër të tjera në letër.
Deputetët i kujtojnë Serbisë detyrimet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe dokumentit të adoptuar nga Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës që përcakton ndër të tjera se:
Vendet anëtare duhet të sigurojnë se autoritetet e zbatimit të ligjit duhet të marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e pjesëmarrësve në demonstrime paqësore në favor të të drejtave të njeriut të lesbikeve, gay, biseksualëve dhe transgjinorëve nga çdo përpjekje përtë prishur në mënyrë të paligjshme…
Deputetët i kujtojnë Beogradit se ndalimi i një marshimi përbën shkelje të Konventës duke kërkuar që parada të mbahet.
Ndërkohë orgabizatorët e Europride kanë deklaruar se ngjarja do të mbahet pavarësisht vendimit të njëanshëm të Vuçiçit./ HistoriaIme
letra e plotë