Mbrëmja poetike “Vargjet Queer”

Nga Skerdi Bizgjoni
Në kuadër të muajit të krenarisë, organizata Pro LGBT organizoi mbrëmjen poetike “Vargjet Queer”, ku ju dha një rëndësi të veçantë poetit Ilir Belliu duke shplurosëm punën e tij artistike dhe veprat e harruara nga koha e sotëme.
Për të folur mbi poetin ishte i ftuar shkrimtari dhe kritiku letrar Ataol Kaso, i cili ka njohur punën e Ilir Belliut dhe veprat e tij duke i studiuar ato, por dhe duke folur me bashkëkohësit e tij.
Ilir Belliu në një nga intervistat e tij për revistën Bota e re ka shprehur se i përkiste komunitetit Queer.
Bota e Re – Dhe tani një pyetje mëse intime: Sa femra kanë tronditur jetën tuaj?
I. Belliu – Jam rrekur ti afrohem gjithë ferrit parajsor femëror. Zoti me blatoi fatin te dua më shumë meshkujt. Të kuptohemi. Ata ndikojnë potencialisht në fuqizimin e artit të krijimit. Pra s’jam një homoseksual klasik.
Mbrëmja poetike kishte si fokus dhe konkursin e Vargjeve Queer, ku pjesëtarët e këtij komuniteti sollën shkrimet dhe veprat e tyre poetike. Një juri profesionistësh me pjesëtar Ataol Kaso dhe shkrimtaren polake Margo Rejmer, vlerësuan veprat e tyre dhe ndanë çmime simbolike për krijimet e tyre.

Për nder të Ilir Belliut dhe kontributit që ka dhënë në botën artistike, çmimi i parë mbante emrin e tij, ku dhe u interpretuan disa nga poemat e tij.
Mbrëmja ishte e mbushur me nota poetike nga interpretimet e veprave pjesëmarrëse. Interpretimet u bënë nga artdashës, aleatë dhe aktivistë të komuniteti Queer në Shqipëri.
Kjo mbrëmje nxori në pah një anë jo fortë të njohur të komunitetit në Shqipëri, atë artistike, ku secili prej pjesëmarrësve nëpërmjet letërsisë shprehu botën por edhe jetën e tyre.
Mund të themi se veprat e tyre mbanin nota të trishta por dhe të mbushura me shpresë se e ardhmja do jetë më pak melankolike por dhe më e qeshur.
Çmimet u ndanë:
1. Anais – Sirenë
2. Edlira Mara – Qartësi
3. Agon Rexhepi – Anës
4. Griselda – Ylber pa Ngjyrë
5. Aleksandra – Fjalët e Historisë
Një pjesë e pjesëmarrësve në këtë konkurs vendosën të jenë anonim pasi nuk donin të zbulonin identitetin e tyre si pjesë e komuniteti LGBTQ+. Prej kësaj arsyeje, emrat e fituesve të disa prej çmimeve janë pseudonime.
Edhe njëherë komuniteti LGBTQ+ tregoi se mund të shprehë të gjitha ngyrat e tij si pjestarë dinjitozë të shoqërisë./HistoriaIme
Partnerët
