Turist apo “portofol që ecën”?
Stefano Crespi një turist Italian që erdhi të bëjë një tur nëpër Shqipëri me bashkëshorten e tij, vecc fjalëve të mira tha se shqiptarët nuk duhet ta shohin turistin si “portofol që ecën”.
Megjithatë janë të shumtë turistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë, kjo dhe si pasojë e përpjekjeve që po bëhen për përmirësimin e shërbimeve dhe promovimin e vlerave historike dhe arkitekturore.
Sadi Petrela, drejtor i fondacionit “Gjirokastra” e quajti qytetin e gurtë një ansambël unik të banesave me origjinë otomane, por që ruan elementë të autenticitetit lokal.
Në këtë emision flitet për turizmin, konkretisht për dy destinacione të veçanta, Gjirokastrën dhe Përmetin.
Klikoni më poshtë për të dëgjuar emisionin e plotë: