Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në rajon për qiratë e banesave
Tirana renditet kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në rajon. Një qira mesatare prej 240 euro i mjafton një personi për të qenë banor në zemër të kryeqytetit shqiptar.
Tirana renditet e dyta, më e shtrenjtë, pas Podgoricës, në çmimet e ofruara mesatare për qiratë, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi të saj.
Ndonëse në një studim të mëparshëm Tirana cilësohet si një nga qytetet me cilësinë më të ulët të jetesër në botë, kjo nuk e ka penguar kryeqytetin shëiptar të ketë çmime stratosferike të banesave. Të dhënat e agjencisë së njohur Numbeo bëjnë të ditur se Tirana lë pas Beogradin, Shkupin dhe Sarajevën, për nga çmimet më të larta në qiranë mesatare, për apartamente me 1 apo edhe me 3 dhoma.
Gjithashtu, referuar shifrave, vihet re një rritje e ndjeshme në çmime për brenda qytetit, kundrejt në periferi, me një diferencë mesatarisht 79.9 euro.
Kryeëyteti malazez, Podgorica, , Podgorica udhëheq rajonin me çmimin më të lartë për qiranë, prej 500 euro në qendër të qytetit edhe për apartamente më të mëdha, me 3 dhoma.
Ndërsa Tirana qëndron e para në listën e çmimeve të apartamenteve me 3 dhoma në periferi, me 261.81 euro, me një diferencë prej 1.81 euro me Podgoricë.
Sipas Bankës së Shqipërisë indeksi i qirasë, pas rënies së theksuar që shënoi në tremujorin e tretë të vitit 2014, u rrit me 4.9%. Në këtë periudhë, raporti i indeksit të çmimeve ndaj qerasë regjistroi rënie krahasuar me një tremujor më parë, si dhe me një vit më parë, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje. Ky tregues vijon të luhatet afër mesatares së gjashtë viteve të fundit. /Monitor