Tërmeti në Nepal zvogëlon me 3 cm malin më të lartë në botë, Everestin
Tërmeti vdekjeprurës i Nepalit në 25 prill, nuk ka ndryshuar vetëm fatin e banorëve, por gjithashtu edhe të majës më të lartë në botë, Everestit.
Agjencia Hapësinore Europiane, nëpërmjet satelitit, ka zbuluar se mali më i lartë në botë, tani është 2.8 cm më i shkurtër pas tërmetit 7.9 magnitudë. Kur pllakat tektonike midis Indisë dhe Euroazisë, lëvizën duke shkaktuar tërmetin, bënë që korja e Tokës të relaksohej dhe ky relaksim i Tokës, sipas shkencëtarëve, reduktoi lartësinë e Everestit.
Roger Bilham, anëtar i Institutit të Kërkimet Shkencore Mjedisore gjithashtu tha, se një mal i pozicionuar në afërsi të qendrës së Nepalit, Annapurna, u rrit me 20 cm.
Ndërkohë, deri tani nga tërmeti në Nepal numërohen mbi 7 mijë të vdekur dhe rreth 10 000 persona të tjerë të zhdukur.