Tani mund të flisni me qenin tuaj me programin që përkthen të lehurat në fjalë
A e flisni gjuhen e qenve? Sipas shkencëtarëve kjo nuk është një nga ato idetë e çmendura që i shohim vetëm nëpër filma. Studiuesit kanë ndërtuar një program që i kthen të lehurat në fjalë.
Ai njihet si miku më i mirë i njeriut, por si mund ta dalloni nëse qeni juaj është i lumtur, i vetmuar, i qetë apo i trishtuar?
Sipas shkencëtarëve përgjigja gjendet tek volumi, gjatësia dhe intensiteti i të lehurave të tyre.
Algoritmet komplekse të zhvilluara nga hulumtuesit hungarezë mund të parashikojnë saktë seksin, moshën dhe gjendjen emocionale të qenit vetëm nëpërmjet të lehurës së tij.
Ekipi i Universitetit Teknik të Madridit dhe Universitetit Etovos Lorand në Budapest thotë se këto zbulime mund të ndihmojnë veterinerët për të diagnostifikuar lehtësisht sëmundjet e kafshëve.
Ata kanë analizuar 800 të lehura të regjistruara nga 8 qen në shtatë situata të ndryshme, si lidhja e qenit në pemë dhe largimi i pronarit, kur një person i panjohur futet në oborrin e tyre etj.
Shkencëtaret nxorrën 29 matje akustike, që analizonin nivelin dhe gjatësinë e të lehurave, dhe zhvilluan algortime që i përkthejnë ato. Ata mundësuan gjetjen e gjinisë së kafshës në 85% të rasteve dhe moshën e kafshës në 80% të rasteve.
Dr. Farago thotë se ekziston mundësia që “social robots” që janë robotë të aftë të ndërveprojnë më njerëzit, të përshtaten për të përkthyer të lehurat e qenve në një gjuhë të kuptueshme për mendjen njerëzore.
Aplikacione të tjera mundësojnë diagnostifikimin e sjelljeve, siç janë njohja e ankthit, agresivitetit, stresit dhe frikës që mund ti ndihmojnë njerëzit të kuptojnë më mirë kafshët shtëpiake.
/Telegraph.co.uk