Së shpejti mund të kërkoni në “Shazam” gjithçka
Shihni një objekt që ju pëlqen dhe doni të dini më shumë për të? Së shpejti mund ta bëni.
Aplikacioni i famshëm “Shazam” nuk do të jetë më vetëm për të gjurmuar në pak sekonda muzikën. Kompania thotë se “shazam” do të zgjerohet, duke bërë të mundur identifikimin e objekteve të ndryshme, ushqime, piktura, libra etj me anë të imazheve.
“Shazam” ende nuk ka zbuluar detaje për mënyrën sesi do të funksionojë kjo gjë, por një mundësi është skanimi i produketeve me anë të barkodeve.
Një tjetër risi e aplikacionit është identifikimi i cicërimave të zogjve. “Shazam for birds” (shazam për zogjtë), do të njohë mbi 88 tunguj dhe specie zogjsh. Kjo gjë pritet të ndihmojë mjaft zoologjistët dhe ekologjitstët për të bërë zbulime mbi mbigrimin e zogjve, apo të monitorojnë jetëgjatësinë dhe zonat ku jetojnë specie të ndryshme.
/DailyMail