Ruhuni nga celularët, mjekët thonë se janë shkaktarë të rrudhave në qafë, ballë, dekolte!
Askush nuk mund t’i mohojë përparësitë e teknologjisë. Megjithatë, ndër anët negative të saj qëndron edhe krijimi i rrudhave. Sipas mjekëve amerikanë, përdorimi i shpeshtë i smartphone-ve, Ipad, laptop, apo pajisje të tjera, janë ndër armiqtë kryesor për krijimin e rrudhave.
Rrudhat e qafës janë më të shpeshtat, pasi mbajtja e qafës ulur në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, çon në plakjen e parakohëshme të lëkurës. Ndaj gjatë kohëve të fundit, shumë persona po i drejtohen të ashtëquajturës “tech neck” – trendi i fundit i kozmetikës që ka si qëllim eleminimin e rrudhave dhe bonifikimin e lëkurës së qafës.
Përveç rrudhave të ballit, përdorimi i përditshëm i kompjuterit çon në krijimin e rrudhave në ball dhe poshtë syve. Nëse më parë thuhej se nga aparatet teknologjike rrezikohej më shumë zona e fytyrës, tashmë mjekët thonë se edhe pjesa e dekoltesë është në rrezik.
/BalkanWeb