Rrotullimi i Tokës ndryshon shenjat e horoskopit
Nëse jeni tipi i personave që i besoni parashikimeve astrologjike për të përcaktuar personalitetin tuaj apo se cfarë do t’ju ndodhi në jetë, bëhuni gati të tronditeni nga ky lajm.
Fusha e astrologjisë, që merret me studimin e yjeve dhe planeteve po has një çrregullim. Disa astronomë nga “Minnesota Planetarium Society” thonë se për shkak të tërheqjes gravitacionale të hënës në Tokë, pozicionet e yjeve janë zhvendosur me një muaj. Yjësitë janë zhvendosur duke ndryshuar pozicionet e tyre, e po ashtu edhe shenjat zodiakale.
Astrologët thonë se kalendari astronomik nuk është përditësuar që prej krijimit të tij, më shumë se dy mijë vite më parë. Astrologjia ka pasur probleme që në fillimet e saj, kur babilonasit e lashtë kishin 13 yje por iu duheshin vetëm 12(aq sa ka muaj), ndaj nxorrën jashtë Ophacius – mbajtësin e gjarprit.
Shenja e peshores gjithashtu nuk ka qenë pjesë e kalendarit deri në epokën e Jul Cezarit. Sipas “Shoqërisë Planetare të Minesotës” duhet ripërcaktuar kalendari i zodiakut. Sipas llogaritjeve që yjet janë zhvendosur me një muaj, kështu duhet të jetë renditja e shenjave:
Bricjapi: Janar. 20-Shkurt. 16.
Ujori: Shkurt. 16-Mars 11.
Peshqit: Mars 11-Prill 18.
Dashi: Prill 18-Maj 13
Demi: Maj 13-Qershor 21.
Binjakët: Qershor 21-Korrik 20.
Gaforja: Korrik 20-Gusht 10.
Luani: Gusht 10-Shtator 16.
Virgjëresha: Shtator 16-Tetor 30.
Peshorja: Tetor 30-Nëntor 23.
Akrepi: Nëntor 23-29.
Ophiuchus: Nëntor 29-Dhjetor 17.
Shigjetari: Dhjetor 17-Janar 20.
/Time