Pse ndërrimi i orës është një humbje kohe?
Një lajm shumë i keq për ata që e duan gjumin, që nga neser do të duhet të zgjohen një orë më herët.
Kjo praktikë fillimisht u propozua nga një shaka e Benxhamin Frenklin në vitin 1784 dhe u aplikua në Europë në vitin 1916.
Megjithëse një orë dritë më shumë pasditeve mund të jetë e këndshme, ajo mund të sjellë shumë probleme, jo vetëm për fansat e gjumit.
Efektet në shëndetin personal
Studime kanë treguar se ka një rritje të numrit të infarkteve të zemrës dhe të vetvrasjeve rreth periudhës kur ndërrohet ora. Kjo i atribuohet përgjithësisht ndërrimit të ritmit tonë biologjik.
Aksidentet rrugore
Në javën që pason ndërrimin e orës është regjistruar një rritje më 17% e aksidenteve automobilistike. Kjo për arsye se shoferët janë më të lodhur dhe më pak të kujdesshëm ndaj rregullave si pasojë e mungesës së gjumit, e kombinuar kjo me errësirën në orët e para të mëngjesit.
Tension në marrdhëniet personale
Ndryshimi i orës ndikon tek zemra dhe në një mënyrë tjetër. Studimet tregojnë se mungesa e gjumit sjell irritim më të lartë, rrit egoizmin dhe sjell më shumë zënka mes partnerëve. Papritur diçka shumë e vogël mund të duket si problemi që do i japë fund marrëdhënies tuaj.
Fillon që nga ora juaj e dorës, më pas tek ora e murit në sallon, mikrovalë, makinë e kështu me rradhë. Praktikisht e shpenzoni orën shtesë të ditës së parë duke u siguruar që të rregulloni të gjitha orët. Të paktën telefonat e ndërrojnë vetë.
Mund të mos ulë harxhimin e energjisë
Një studim në shtetin amerikan të Indianës në vitin 2006 tregoi se banorët përdorën 1% më shumë energji pas ndërrimit të orës. Nëse ka kursim të energjisë në mbrëmjë ai zëvendësohet me shpenzim të energjisë më mëngjes.
Kaosi i paevitueshëm
Pa marrë parasysh sa të saktë mund të jemi në rrespektimin e ndryshimit të orës, çdo vit, mijëra njerëz shkojnë vonë në punë dhe humbin takime të rëndësishme. Pamja e dikujt, i ulur vetëm në restorant, duke pritur dikë dhe duke kontrolluar orën, është shumë e zakonshme në këto ditë.