Njihuni me “ishullin e maceve”; 6 mace për 1 banor (FOTO)
Ishuli Aoshima në Japoni do të ishte vendi perfekt për adhuruesit e maceve. I quajtur ndryshe “ishulli i maceve”, gjendet në jug të Japonisë dhe që prej vitit 1945, ka pasur gjithmonë e më shumë zvogëlim të numrit të banorëve njerëz, dhe shtim të “banorëve” mace. Aoshima sot numëron rreth 120 mace dhe vetëm 20 banorë.
Në “ishullin e maceve” thuhet se ka 6 mace për një banor. Por pse ky raport? Sepse jetesa e njerëzve aty siguurohet nga peshkimi, dhe kanë qenë vetë peshkatarët që kanë marrë sa më shumë mace për të mbajtur larg minjtë. Mesa duket tani kanë edhe më shumë sec duhet.
Por kohëve të fundit Reuters raporton se në ishullin që nuk ka makina, lëviz vetëm një traget që con atje turista. Mjaft njerëz kurioz dhe adhurues të maceve, shkojnë atje për kapur të paktën ndonjë foto të tyre.