Nga marsi, taksa e banesës në faturën e ujit
Mbledhja e taksës së banesës është në nivel shumë të ulët, por kjo pritet të ndryshojë që nga muaji mars. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, tha se taksa e banesës do të paguhet nga qytetarët e Tiranës, bashkë me faturën e ujit.
Sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës në fund të muajit dhjetor, taksa e pronës është e diferencuar në bazë të njesive administrative.
11 njesitë ekzistuese të bashkisë së Tiranës si edhe ish-komuna e Dajtit, Farkës dhe Kasharit do të kenë një nivel taksimi. Ndërtesat e banimit të ndërtuara përpara vitit 1993 taksohen me 15 lekë/m2 , ndërsa për ato pas vitit 1993 taksa është dyfish më e shtrenjtë – 30 lekë/m2.
Njesitë e tjera si Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Ndroq, Krrabë, Shëngjergj, Zall Herr, Zall Bastar, taka për ndërtesat para ’93 është 7.5 lekë/m2, dhe për ato pas ’93 është 15 lekë/m2.
Për personat që kanë në pronësi më shumë se një banesë, taksa në banesën e dytë do të jetë dyfish më e shtrenjtë. /m.g
Burimi: BalkanWeb