Në shtetin Europian që dekriminalizoi drogën, askush nuk vdes më nga overdoza dhe nga HIV
Portugalia ka dekriminalizuar përdorimin e të gjithë dorgave në vitin 2011. Kanabis, kokainë, heroinë, asnjëra nuk përbën krim. Portugalia vendosi ta trajtonte posedimin dhe përdorimin e këtyre substancave si çështje të shëndetit publik, dhe jo si çështje kriminale.
Droga është akoma e paligjshme, por dënimi që merr nëse kapesh më të, është vetëm një gjobë e vogël, ose një rekomandim për një program rehabilitimi.
Mes personave të rritur në Portugali, ka vetëm 3 vdekje nga overdoza në çdo 1,000,000 banorë.
Ndërkohë që në vende të tjera numi i vdekjeve nga overdoza, për milionë banorë është më i lartë, në Hollandë është 10.2, në Britani 44,6 e deri tek 126,8 në Estoni.
Mbase këto statistika vijnë nga fakti se studimet tregojnë që përdorimi i drogave të rënda, siç janë ato të ashtuquajtura “sintetike”, në Portugali është më i ulët se në vendet e tjera.
Kjo vë në pikëyetje shumëçka. Portugezët nuk kanë nevojë të përdorin drogat sintetike, që janë me rrezikshmëri të lartë, pasi ata shumë kollaj mund të përdorin drogërat e vërteta.
Kjo gjë ngre një çështje për debat sa i përket shëndetit publik, pasi shumë nga drogërat që njerëzit ‘shpikin’ për ti shpëtuar ligjeve të forta antidrogë, kanë efekte të tmerrshme dhe shpesh vdekjeprurëse anësore.
VDEKJET PER SHKAK TE DROGES MES PERSONAVE 15-64 VJEC NE EUROPE
/The Independent