Ne Gjermani diskutojne a eshte etike apo jo ti besh femijet synet!
Gjykata e Këlnit e klasifikon lëndim trupor heqjen e lafshës së organit mashkullor te të miturit, e tek hebrenjtë dhe tek myslimanët në Gjermani mbizotëron pasiguria ligjore. Ndaj Këshilli gjerman i Etikës diskuton per kete gje, shkruan DW. Ilhan Ilkilici nuk është nga ata që e ngrenë zërin. Për këtë arsye profesori i etikës mjekësore në Universitetin e Mainzit as nuk e qorton me zë të lartë vendimin e bujshëm të Gjykatës së landit në Këln. Klasifikimi i synetit si lëndim trupor është krejtësisht i kuptueshëm, thotë ai: “Vetëm se çështja është nëse ky lëndim trupor paraqet elemente krimi të dënueshëm.“