Kodi i ri Rrugor, gjoba edhe për këmbësorët që nuk respektojnë semaforët
Kodi i ri Rrugor ka hyrë në fuqi ditën e djeshme. Me ndryshimet e bëra, tashmë do të ndëshkohen jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët që nuk respektojnë semaforin.
Sipas Gazetës Shqiptare, në pikën katër të nenit 189 të Kodit të ri Rrugor, është përcaktuar se cilido që shkel dispozitat parashikuar në kod, si për këmbësorët edhe për drejtuesit e mjeteve, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 deri në 2000 lekë.
Për këmbësorët është përcaktuar gjithashtu se detyrohen të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin.
Shoferët e automjeteve, kur trafiku nuk është i rregulluar nga polici ose nga semafori, duhet t’u japin përparësi këmbësorëve duke ngadalësuar apo ndaluar, për këmbësorët që kalojnë në vendkalimet këmbësore. Në rast të kundërt, gjobitet 500 deri në 2000 lekë. /m.g