Ja cilat makina nuk do ta kalojnë kolaudimin duke filluar nga data 1 korrik
Disa prej rregullave të kontrollit teknik të automjeteve, kanë ndryshuar. Në vitin 2016 asnjë mjet nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit. Ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit. Ndryshimet në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2015.
Në testin e kolaudimit do të skualifikohen të gjitha mjetet që lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi. Të tjera ndryshime që do të zbatohen që nga korriku janë kur sistemi i kontrollit të shkarkimit rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo të plotë ose jo të saktë. Apo kur Shpejtësia e motorit në gjëndje të lirë nuk është korrekte.
Ndryshimet kanë shtuar gjithashtu tek arsyet për dështim, kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të mjeteve rrugore si të benzinës, ashtu dhe të naftës. Kështu, mjetet diezel do të skualifikohen kur mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zeze apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1.
Për mjetet me benzinë, arsye për dështim janë edhe kur shpejtësia në gjendje të lirë (minimo) është më e lartë nga ç’duhet, apo kur tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori harxhon shumë vaj.
/Shqiptarja.com