Interneti po e shkatërron shoqërinë; Përdoruesit e rrjetit janë viktima – jo përfitues të tij
Interneti për shumë prej nesh është përgjigjja për të gjitha problemet. Është e vërtetë se kjo platformë i fuqizon njerëzit, iu jep të drejtën të prodhojnë, të blejnë, të thonë c’të duan.
Por sot kur pothuajse gjysma e popullsisë ka akses në internet, gjithë ky premtim ka avulluar. Në vend që të promovojë drejtësinë ekonomike, interneti e ka zmadhuar edhe më shumë hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, duke lënë mënjanë shtresën e mesme.
Në vend që të gjenerojë vende pune, është më shumë shkaktar i papunësisë. Kjo pasi jo vetëm nuk ka arritur të krijojë më shumë konkurrencë, por ka krijuar monopolet më të fuqishme në botë si Google, apo Amazon.
Pasojat kulutore të internetit janë po aq trishtuese. Në vend që të krijojë transparencë, “fshehurazi” mbledh informacione dhe vëzhgon çdonjerin prej nesh, çfarë shikojmë, kërkojmë, çfarë përdorim më shumë etj.
Dhe për të mos harruar edhe krijimin e mediave sociale. Të cilat në vend që të fuqizojnë më shumë demokracinë, janë duke nxitur sundimin e “bandave”, gjuhën e urrejtjes, fyerjeve dhe përçarjeve.
Shumë larg ndaj të bërit të lumtur, interneti është duke provokuar zemërim për botën që na rrethon.
/DailyMail